Puna e palodhshme në jetë shpërblehet. Këtë thënie e ka jetësuar Arlind “deb0” Sadiku i cili është bërë anëtari më i ri i ekipit të CS2 të Bad News Eagles. deb0 do ta zëvendësojë Rigon “r1gon” Gashin në kuadër të eventit “ESL Pro League Closed Qualifier”.
Në një intervistë për Telegrafin, deb0 ka rrëfyer gjithçka – që prej hapave të tij të parë në Counter-Strike, ekipet ku ka luajtur, ofertën që kishte jashtë vendit e deri tek përfaqësimi i Kosovës dhe kalimi tek Bad News Eagles.
“Karriera ime ka filluar qe nga mosha 11/12 vjeçare në LAN në Mitrovicë. Kam filluar me Counter Strike 1.6 – dhe pastaj ka dal edhe CS:GO ku unë e kam marrë hovin më të madh në këtë industri, dhe me këtë lojë ka filluar edhe karriera ime profesionale në CS.
“Ekipi i parë për të cilin kam luajtur profesionalisht ka qenë Team Blink me bazë në Tiranë, për një periudhë gati një vjeçare”, ka thënë fillimisht deb0.

Ai shpjegon se si pas aventurës me Team Blink, pati një ofertë nga ekipi Into The Breach, por që transferimi aty dështoi për shkak të problemeve me viza.
“Pas Blinkut, kam marrë ofertë nga një ekip ndërkombëtar, Into The Breach, por fatkeqësisht për shkak të problemeve me viza për shtetasit e Kosovës, unë nuk munda t’i bashkohem këtij ekipi”.
“Pastaj, kam luajtur një periudhë më të shkurtër për ekipin X Team, ku për një periudhë tre mujore kemi treguar sukses shumë të mirë, duke fituar një turnir me 30.000 euro prizepool”, u shpreh ai.
Tutje, deb0 tregon se si nuk ka hezituar aspak ta pranojë ofertën e Bad News Eagles, pasi ai kishte luajtur paraprakisht me pjesën tjetër të ekipit dhe adaptimi me ta nuk ishte një problem për të.

“Oferta për të i’u bashkuar Bad News Eagles si stand-in për rigoN, për mua ka qenë ftesë të cilën e kam pranuar me shumë kënaqësi, dhe me datën 9 qershor fillon rrugëtimi ynë në ESL Pro League”.
“Unë do të luaj ne rolin e ‘Entry Fragger’, dhe duke i njohur edhe pjesën tjetër të ekipit mjaft mirë, besoj se sinergjia në ekip do të jetë shumë e mirë dhe do përshtatemi ne stilin e lojës lehtësisht.
“Unë gjithmonë mundohem të jem në formë. Punoj çdo ditë në këtë aspekt dhe besoj që jam në super formë dhe i gatshëm për ESL. Fillimisht do të fillojmë me ESL dhe pastaj shohim se çfarë na premton e ardhmja”.
“Gjithçka çfarë neve na duhet tani si ekip, është mbështetja e vazhdueshme e komunitetit, për të cilën nuk kam dyshim se do të mungojë”, përfundoi deb0./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Nga suksesi i Kosovës te ikja e lojtarëve dhe situata me Brrutin, flet Bajram Shala

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani