LAJMI I FUNDIT:

Dea Pushkolli shpreson në paraqitje të mira të Kosovës

Dea Pushkolli shpreson në paraqitje të mira të Kosovës
(Foto: basketbolli.com)

Basketbollistet e Kosovës U-20 po vazhdojnë me përgatitje para garave evropiane.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë, kurse lojtaret po japin më të mirën e tyre në stërvitje. Basketbollistja e talentuar Dea Pushkolli ka folur për rrjedhën e përgatitjeve.

“Deri më tani kanë shkuar shumë dhe jemi dukë dhënë maksimumin në stërvitje në mënyrë që të kemi paraqitje sa më të mira në garat ndërkombëtare”, është shprehur Pushkolli për faqen zyrtare të FBK-së.


Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U-20 Women’s European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021.

“Ne shpresojmë në paraqitje të mira. Sigurisht se nuk është lehtë, megjithatë ajo çfarë mund të bëjmë është të japim më të mirën tonë në këto ndeshje”.

“Nuk ka kundërshtar të lehtë, sidomos ndaj Rumanisë dhe Sllovakisë, por ne do të mundohemi për paraqitje të mira në këto gara”, shtoi tutje basketbollistja, e cila luan në SHBA.

Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori