De Ligt pozitiv me COVID-19, shkon në tre numri i të infektuarve te Juve

Juventus ka njoftuar se mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt ka dalë pozitiv me coronavirus.
Zonja e Vjetër ka konfirmuar edhe një rast me COVID-19 në skuadrën e tyre, pasi De Ligt doli pozitiv në testet e fundit.
“Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, doli pozitiv për COVID-19, Matthijs de Ligt.
"Lojtari tashmë është vendosur në izolim", thuhet në njoftim.
Alex Sandro dhe Juan Cuadrado tash e disa ditë janë pozitivë, ndërsa humbën ndeshjen ndaj Milanit të mërkurën, ku Juve fitoi 3-1. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































