Giani De Biasi ka qenë i ftuar në emisionin radiofonik “Tutti Convocati” ku ka folur kryesisht për mesjavën e Ligës së Kampioneve, duke filluar nga paraqitja e Juventusit ndaj Barcelonës.
“Kjo skuadër është ndërtuar për të fituar dhe për të bërë spektakël, dhe kundër Barcelonës e tregoi. Ka bërë paraqitje të madhe, luajti në mënyrë inteligjente, e gatshme të shfrytëzonte dobësitë e katalanasve”.
“Mbrojtja është unza më e dobët e tyre, edhe për faktin se përpara nuk ndrit fenomeni Mesi, nuk është ai i një apo dy viteve më parë dhe kjo ndjehet te rendimenti i skuadrës.
Dybala? Është një lojtar që ka një talent të jashtëzakonshëm dhe është në formë të shkëlqyer, ka përpara të ardhmen. Është një i ri i administruar mirë, është ndërthurur në ekip gradualisht, strategjia e Alegrit ishte fituese dhe i ka bërë mirë”, tha De Bias që shpjegoi edhe sakrificën e Manndzukic.
“Të gjitha skuadrat e mëdha kanë pasur përulësi te shumë lojtarë të mëdhenj, si Rooney te Manchester, apo Eto’o te Interi i Mourinhos, i detyruar të luante mbrojtës por e bënte me një rendiment të lartë. Edhe Mandzukic duhej ta bënte, duke pasur Higuain e Dybala përpara, o luan aty ose mbetesh jashtë”, shpjegoi ai.
Ndërkohë, De Biasi kritikoi ashpër mënyrën se si UEFA administroi ndeshjen e Borusia Dortmund ndaj Monaco.
“Ishte ndeshje false. Lojtarët e Dortmundit nuk ishin në gjendje të luanin. Kam parë gabime të tmerrshme nga lojtarë të mirë. Nuk kishin qetësinë për të luajtur pak orë pas atij episodi që të ndikon për jetën, mendon se mund të mos kthehesh më në shtëpi”.
“Pavarësisht kësaj, u desh të luanin me pasojat që u panë në fushë edhe pse nuk mund të tregonin diçka aty. Janë skllevër të kohës dhe kalendarëve. UEFA mund të zhvendoste disa ditë ndeshjen por kjo është ndeshje false. Sidomos për Borusian që është në një nivel tjetër por që një natë më parë ishte një fantazmë”.
Italiani komentoi edhe ndryshimin te Milani, ku tashmë klubi është plotësisht në duar të pronarëve kinezë.
“Milani është skuadra më fituese e viteve të fundit që është detyruar të ndryshojë. Milani është identifikuar shumë me klubin, mentalitetin e strukturën e nivelit të parë. Ndoshta berluskoni e la atë pasi klubi nuk kishte forcën e viteve të kaluara, por ishte një zgjedhje dashurie. E rëndësishme është që pronarët e rinj t’i besojnë personave të aftë që të kuptojnë se futbolli nuk është biznes por ka edhe gjëra të tjera”.
Ndërkaq, nuk ka munguar një thumbim nga prezantuesi i programit i cili pak më parë kishte në lidhje direkte edhe trajnerin e Italisë, Xhampiero Ventura. “Më tha që do të të mundë edhe në ndeshjen e kthimit”, ngacmoi ai De Biasin.
“Do të thosha që është ajo që presin të gjithë apo jo, të fitohet nga Italia edhe ndeshja e kthimit në Shqipëri. Potenciali i dy skuadrave nuk mund të krahasohet. Duhet të them që e mundim apo do ia bëjmë jetën të vështirë? E kam thënë herën e kaluar ndaj tani do të ndryshoj strategji”, tha duke qeshur De Biasi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë