Presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Suker, së shpejti do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Vizita e kreut të futbollit kroat pritet të ndodhë qysh në fillim të vitit të ardhshëm, nëse gjendja me pandeminë do të vjen duke u përmirësuar – thuhet në njoftimin e FFK-së.


Ai me këtë rast do të jetë mysafir i Federatës së Futbollit të Kosovës, e ku do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore, si dhe do të vizitojë një shkollë të futbollit.

suker1 (Foto: ffk-kosova.com)

Suker po ashtu do të ketë edhe një paraqitje para gazetarëve sportivë të vendit, ku do të flasë për përvojën dhe të arriturat e tij si futbollist dhe si president i Federatës kroate, por edhe si anëtar i KE të UEFA-s.

davor (Foto: ffk-kosova.com)

telegrafi sport app