LAJMI I FUNDIT:

Davis drejt largimit nga Bayerni, agjenti i tij thotë se kampioni i Gjermanisë është në kaos

Davis drejt largimit nga Bayerni, agjenti i tij thotë se kampioni i Gjermanisë është në kaos

E ardhmja e Alphonso Davis te Bayern Munichu vazhdon të jetë e paqartë.

Mbrojtësi kanadez është pjesë e bavarezëve që katër vite, por duket se ka vendosur për ta bërë një hap tjetër në karrierën e tij.


Real Madrid, Manchester City dhe Paris Saint Germain janë tre top klubet evropiane që kanë shprehur interesim për transferimin e kanadezit në afatin kalimtar veror.

Agjenti i kanadezit, Nedal Huoseh ka thënë se për momentin Bayerni është në kaos total pas largimit të drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic dhe shefit të bordit Oliver Kahn.

E duan Real Madridi dhe Man City – deklarohet agjenti i Alphonso Davies
Lexo po ashtu E duan Real Madridi dhe Man City – deklarohet agjenti i Alphonso Davies

“Është një kohë kaotike te Bayern Munichu. Nuk jam i sigurt se çfarë po ndodh dhe me kë do të kemi punë. Duket se ka shumë paqëndrueshmëri dhe pasiguri në drejtim të klubit”, ka deklaruar Huoseh për Bild.

Davis dëshiron të largohet nga Munichu, por ende nuk e ka vendosur për destinacionin e ri në karrierën e tij.

“Nuk kam familje dhe e dashura ime nuk jeton me mua – kam vetëm pesë miq”, Davies me një rrëfim rrëqethës
Lexo po ashtu “Nuk kam familje dhe e dashura ime nuk jeton me mua – kam vetëm pesë miq”, Davies me një rrëfim rrëqethës

Bavarezët nuk do të ishin në gjendje të heqin dorë nga ylli i tyre vetëm nëse vije një ofertë rreth 80 milionë euro.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat duke realizuar tre gola dhe duke asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera
Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Përfaqësueset

"Nuk më njohin më, kërkojnë tu bëjë foto" - ndihmës trajneri i Sllovakisë, dikur yll në Serie A tregon se çfarë i ndodhi në Euro 2024

Përfaqësueset

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kalo në kategori