LAJMI I FUNDIT:

Dauti ju kërkon falje atyre që i ka ndjekur për spiunazh (Foto)

Dauti ju kërkon falje atyre që i ka ndjekur për spiunazh (Foto)

Kandidati për komisionin ad-hoc për ndjekjen e punës së mediave në periudhën parazgjedhore në përgjigjen që i ka bërë gazetarit maqedonas Branko Geroski, ju ka kërkuar falje publike atyre ”për të cilët kam votuar pro lustrimit të tyre nëse në dosjet e tyre nuk ka pasur elemente dhe fakte për bashkëpunimin e tyre me shërbimet sekrete dhe për ndjekjen e kundërshtarëve nga arsye ideologjike”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kam dashur që të dëgjoj si një koleg më të vjetër, por ti e di se kemi qenë gjenerata e re në studimet interdiciplinare për gazetari, dhe një tutori të tillë prej më të vjetri e mënjanoj, por këshillën tënde do ta trajtoj si qëllimmirë, si nga kolegu me të cilin shpesh herë na u kanë përplasur rrugët qysh nga studime, në ndryshimet demokratike në shoqëri, revolucioni në sferën mediale, deri te bashkëpunimi i përbashkët përmes ‘Dnevnik’ e puna pedagogjike me studentët e rinj përmes MIM.”

”Pasi që këshillën po e marr me qëllim të mirë, kështu edhe do të veproj. Për këtë arsye, publikisht i kërkoj falje atyre për të cilët kam votuar pro lustrimit të tyre nëse në dosjet e tyre nuk ka pasur elemente dhe fakte për bashkëpunimin e tyre me shërbimet sekrete dhe për ndjekjen e kundërshtarëve nga arsye ideologjike”, shkroi ndërmjet tjerash Dauti./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori