LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj, veteranëve: Vetëvendosje me Radoiçiqin e ndalen benefitin që ju e meritonit

Daut Haradinaj, veteranëve: Vetëvendosje me Radoiçiqin e ndalen benefitin që ju e meritonit

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se pushteti përmes bashkëpunimit me Milan Radoiçiqin, kanë arritur me ndalu një benefit të merituar nga veteranët.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ne bashkë në një kohë i kemi zmbrapsur shefat e tyre që ishin shumë herë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit.

“Të çmuar bashkëluftëtarë, e di që jeni mërzitë nga komunikimet publike mes pushtetit dhe terroristit serb në kërkim Radoiçiq, edhe unë jam i mërzitur!


Përmes këtij bashkëpunimi, e vërtetë që kanë arrit me e ndalu një benefit të merituar nga ju, por mos harroni se ne bashkë në një kohë i kemi mundur e zmbrapsur shefat e tyre që ishin shumë herë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka shtuar se soji i tyre janë pengesë e vogël krahasuat me atë që kemi pasur dikur.

“Soji i tyre duhet të jenë pengesë shumë e vogël në krahasim me atë që ne kemi jep dhe jepim për vendin tonë”, është shprehur ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Ramiz Lladrovci akuzon kryetarët e komunave të Vetëvendosjes për tensionet në mbledhjen e AKK-së

Ramiz Lladrovci akuzon kryetarët e komunave të Vetëvendosjes për tensionet në mbledhjen e AKK-së

Lajme
PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme të premten për audio-incizimin e Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiqin

PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme të premten për audio-incizimin e Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiqin

Lajme
“Shpifësi kronik, ke një javë për të kërkuar falje” - zëvendësministri Qorrolli i përgjigjet akuzave të Abelard Tahirit

“Shpifësi kronik, ke një javë për të kërkuar falje” - zëvendësministri Qorrolli i përgjigjet akuzave të Abelard Tahirit

Lajme
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Tensione në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori