LAJMI I FUNDIT:

Daul vjen në Prishtinë për ta përkrahur Hotin dhe koalicionin e LDK-së

Daul vjen në Prishtinë për ta përkrahur Hotin dhe koalicionin e LDK-së

Kandidati për kryeministër i LDK-AKR-Alternativa, njëherësh ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë të hënën në Bruksel se Presidenti i partive Popullore Evropiane, Jopseph Daul, do të vjen në Prishtinë për t’ju bashkuar fushatës së LDK-së dhe partnerëve të koalicion për fitore në zgjedhjet e 11 qershorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Avdullah Hoti nga Brukseli pas takimit me Presidentin Daul, i cili drejton PPE, grupin më të madh politik në Parlamentin e BE-së.

“LDK është pjesë e Partive Popullore Evropiane dhe Presidenti Daul shprehu mbështetje të fuqishme për LDK-në dhe koalicionin që kemi formuar. Daul do të jetë në hapje të fushatës në Prishtinë për të mbështetur qëllimin dhe kauzën që ka LDK dhe koalicioni i djathtë”, ka thënë Hoti, njofton LDK.


“Ne ndajmë vlera të përbashkëta me Partitë Popullore Evropiane, siç që janë zhvillimi ekonomik i bazuar në sektorin privat, integrimet evropiane, sundimi i rendit dhe ligjit dhe çështjet e tjera që janë në linjë me parimet e partive popullore evropiane”, ka thënë Hoti,.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Hoti në cilësinë e ministrit të Financave do të raportojë në Komisionin  Evropian për programin e reformave ekonomike. Ky është viti i tretë me radhë që Qeveria e Kosovës e prazanton këtë raport.

“Programi ekonomik që do të prezantojmë në Bruksel ka gjeneruar rritje ekonomike trefish më të lartë dhe ky program është vlerësuar shumë lartë në dy vitet e kaluara nga Komisioni Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Përveç raportimit ne do të kërkojmë nga Komisioni Evropian që të përkrahë reformat ekonomike që do të vazhdojë Qeveria e Kosovës, e cila sërish do të drejtohet nga LDK”, ka thënë Hoti. /Telegarfi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori