I dashuri i George Michael, Fadi Fawaz, ka thënë se nuk do ta harrojë kurrë momentin kur e gjeti këngëtarin të vdekur.

Partneri i tij theu heshtjen nëpërmjet një mesazhi në Twitter, ku shkruante ndër të tjerash se ishte trishtuese të gjen në mëngjes të dashurin pajetë.


dd 2

“Këto Krishtlindje kurrë nuk do t’i harroj. Gjëja e parë që ndodhi në mëngjes është gjetja e të dashurit të vdekur në krevat. Do më mungosh”, ka thënë ndër të tjerash Fawaz.

George dhe Fadi kishin disa vite të lidhur dhe marrëdhënia e tyre ka qenë shumë private. I dashuri i tij ka treguar se do t’i mungojë shumë këngëtari.