DASHURI

Poezi nga: Idea Vilarino Përktheu: Maksim Rakipaj
Një zog më këndon
i këndoj dhe unë,
në vesh më cicëron,
i cicëroj dhe unë,
më plagos dhe unë e gjakos,
më çan
dhe unë e dërrmoj
më ndihmon
dhe unë e marr me të mirë
është paqja
është lufta
plot me urrejtje dhe dashuri
i tërbuar është
rënkon zë i tij rënkoj dhe unë
qesh unë, qesh ai
më vështron, e vështroj
më flet, i flas
dhe më do, e dua
- nuk është fjala për dashuri,
jetë i japim njëri-tjetrit -
më kërkon, e kërkoj,
më mund, e vë poshtë
më lodh, e cfilit.
Nga
Telegrafi
19/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































