Kërcënimi mbarëkombëtar prej terrorizmit po bëhet gjithnjë e më shumë i decentralizuar, teksa grupe të tilla si Shteti Islamik po përhapin tentakulat në rajone të ndryshme, përfshi Azinë Juglindore, Kaukazin Verior të Rusisë dhe Afrikën, bën të ditur Departamenti amerikan i Shtetit në raportin më të fundit të përvitshëm të publikuar mbi terrorizmin.
E ndërsa Al-Qaeda, Boko Haram dhe al-Shabab vazhdojnë të kryejnë sulme destabilizuese, sipas DASH, Shteti Islamik mbetet kërcënimi më i madh global që prej vitit të kaluar, me një forcë “të jashtëzakonshme” në Siri dhe në Irak.
Departamenti i Shtetit liston afro 60 grupe të huaja terroriste, të konsideruara prej Shteteve të Bashkuara, në raportin e tij më të fundit, duke përcaktuar madje edhe shtete të veçanta si aktorë “të këqinj” në luftën globale antiekstremizëm.
Mes tyre janë Irani, Sudani dhe Siria, ndërsa DASH jep edhe një listë prej 45 shtetesh që kanë miratuar ose kanë përditësuar ligje të reja në lidhje me përballjen ndaj luftëtarëve të huaj. Sipas raportit, 35 vende kanë arrestuar të tillë luftëtarë, ndërsa 12 shtete “kanë hetuar me sukses” të paktën një luftëtar të huaj gjatë vitit të kaluar.
Në kapitullin për Shqipërinë thuhet se vendi ynë ka qenë një përkrahës i përpjekjeve kundër terrorizmit për vitin 2015, ndërsa ka vijuar pjesëmarrjen në koalicionin global të udhëhequr prej SHBA-ve në luftën kundër ISIL (Shtetit Islamik në Irak dhe Levant), duke dhuruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni për forcat peshmerga në Irak.
DASH, në raportin për vitin 2015 vlerëson legjislacionin shqiptar, i cili parashikon dënime të ashpra për aktet e terrorizmit, financimin e tij, grumbullimin, transferimin dhe fshehjen e fondeve që financojnë terrorizmin, si dhe transaksionet me personat e listuar si të sanksionuar nga OKB-ja. Por edhe për rekrutimin dhe stërvitjen e personave për ndërmarrjen e akteve terroriste, sikurse edhe për ngritjen, udhëheqjen apo pjesëmarrjen në organizata terroriste.
E vetmja notë negative e këtij raporti është korrupsioni, që sipas DASH, i kombinuar me një sistem drejtësie që funksionon dobët, vazhdon të pengojë përpjekjet për vendosjen e rendit në të gjitha nivelet në Shqipëri.
Sa i përket Kosovës, DASH thotë se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është rritur gradualisht që prej konfliktit të vitit 1999, nxitur pjesërisht prej financimit nga organizatat e huaja që predikojnë idelogji ekstremiste. Rreth 250 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar përkrah ISIS ose Frontit al-Nusra, prej të cilëve janë vrarë 50 vetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës