Departamenti amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet e fundit në lidhje me statusin e Zv/ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Një zëdhënës i DASH-it tha për Telegrafin se se Escobar nuk është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, por është bërë ndryshimi i pozicionit.
Sipas DASH-it, Escobar është pjesë e një rotacioni të rregullt dhe të planifikuar të Shërbimit të Jashtëm amerikan.
“Ato që kanë qarkulluar janë thjeshtë pretendime të rrejshme – zv/ndihmës Sekretari Escobar nuk është shkarkuar. Ai do të marrë një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, e cila është pjesë e një lëvizjeje të planifikuar që prej kohësh,” tha zëdhënësi.
Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen pas publikimit në platformën pak të njohur dixhitale ‘Frontliner’, me autor Vedat Xhymshitin, i vetë-identifikuar si gazetar.
Xhymshiti pretendon se i dërguari Escobar është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor për shkak të, siç pretendohet në shkrim, konfliktit të interesit që komprometon pozitën e tij si ndërmjetës neutral në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Gjetjet e mëtejshme nga The Frontliner Magazine për një kontratë ligjore midis McGinnis Lochridge LLP dhe Qeverisë së Republikës Srpska, të datës 23 dhjetor 2019, shtojnë një shtresë të re intrigash. Kjo kontratë, e cila parashikon pagesa mujore prej 80,000 dollarë për firmën ligjore për këshillimin dhe përfaqësimin e Republikës Srpska në çështjet ligjore ndërkombëtare, hedh një qendër të vëmendjes në lidhjen familjare midis Manuel Escobar, një partner në firmë, dhe Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike”, ka shkruar Xhymshiti.
Departamenti i Shtetit e ka hedhur poshtë edhe këtë pretendimin për Zv/ndihmës Sekretarin Escobar, duke e quajtur si të pabazë dhe të rreme.
“Vudi Xhymshiti së fundmi ka bërë një numër deklaratash në internet për zotin Escobar të cilat janë të verifikueshme si të rreme. Përkundër pretendimeve të zotit Xhymshiti, bashkëshortja e zotit Escobar kurrë nuk ka marrë fonde nga Ministria e Jashtme e Serbisë dhe zoti Escobar nuk ka asnjë lidhje familjare me të ashtuquajturin partner të zyrës së avokatisë në Texas, McGinnis Lochridge LLP,” thuhet në deklaratën e DASH.
Departamenti i Shtetit ka shfrytëzuar këtë rast për të nxitur gazetarët që të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të verifikojnë faktet përpara se të përhapin lajme që mund të jenë ofenduese dhe të pabaza.
“Në kohëra të të tilla kur dezinformimi është i përhapur, është veçanërisht e rëndësishme për mediat të ushtrojnë etikën dhe përgjegjësimin e tyre profesional,” theksoi zëdhënësi për Telegrafin.
Në lidhje me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, DASH theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara dhe mbështesin fortë këtë proces.
“Ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në mbështetjen e dialogut dhe të punojmë ngushtë me partnerët tanë evropianë për të promovuar një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve,” tha zëdhënësi në përfundim të komenteve të tij./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin