LAJMI I FUNDIT:

Darko Dimovski: Greva nuk është aventurë, SASHK duhet t’i përmbush premtimet

Darko Dimovski: Greva nuk është aventurë, SASHK duhet t’i përmbush premtimet

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski, kritikoi kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkov.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, Dimovski tha se greva nuk është aventur dhe se SASHK është dashur t’u thotë punonjësve të arsimit se çfarë do të ndodhte nëse ata hyjnë në grevë.

“I kemi dhënë mbështetje të parezervë SASHK-ut …deri dje. Dje nuk më pëlqeu prononcimi i kryetarit Jakim Nedellkov sepse ai së paku mund ta thotë të vërtetën deri në fund dhe kur i prin njerëzit në grevë, e kam fjalën për punonjësit e arsimit, ai duhej t’u tregojë se çfarë do të ndodhë nëse ata protestojnë dhe cilat janë rregullat e lojës në grevë”, tha Dimovski.


Vlerëson se punonjësit duhet të ndihmohen në këto kohë të vështira inflacioni dhe krize, por thotë se premtimet që sindikalistët do t’i japin punonjësve duhet të bazohen në ligje dhe marrëveshje kolektive.

“Të gjithë kanë të drejtë të grevës, por duhet të them se greva nuk është aventurë. Atë që u premtoni punonjësve si sindikalisti i parë, pavarësisht se cilës degë i përkisni, duhet ta përmbushni. Atë premtim duhet ta bazoni në bazë të ligjeve, marrëveshjeve kolektive dhe kur të prini anëtarësinë në grevë, të mbeteni lider sindikal konsekuent dhe të mos bëni pazare, por të zbatoni në mënyrë konsekuente ligjet dhe marrëveshjet kolektive, gjegjësisht dispozitat e parashikuara në to”, tha Dimovski.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori