Aktori i talentuar, Dario Haruni, do të jetë një nga performuesit kryesorë në edicionin e sivjetmë të festivalit të njohur të komedisë, “Zurich Shqip Up Comedy”, i cili do të mbahet në Zvicër më 18 dhe 19 tetor 2024.
Haruni, i njohur për rolet e tij në teatër dhe kinematografi, do të performojë për herë të parë në këtë festival, duke sjellë humorin dhe batutat e tij të freskëta për publikun shqiptar në diasporë. Ai do të ngjitet në skenë në natën e parë të festivalit, më 18 tetor, në sallën e njohur “Stadthalle Dietikon” në Cyrih.
Në një mesazh humoristik dhe të ngrohtë për fansat e tij, Dario Haruni shprehet: “Tungjatjeta bashkëkombas! Quhem Dario Haruni, jam njëzet e shtatë vjeç, kam një bacë që lë në regji filmi dhe televizioni. Kam një master shkencor në psikologji komunitare ose thënë shqip, fukara jam dhe unë, thjesht fukara me dy fakultete, ama fukara që pëlqej të bëjë gjëra të bukura si kinemaja dhe komedia. Si ndihem që do performoj në Zvicër për herë të parë? Ndihem tmerrësisht i nderuar. Dhe ndihem tmerrësisht i tmerruar sepse i thonë Zvicër, një vend i njohur për cilësi dhe standarde shumë të larta. Më datat tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë tetor, ora shtatë e mbrëmjes, në shtatë hallet, vjet i kanë, do të dëshmoni me shij sa t’tuaja nëse jam i mprehtë dhe multifunksional si një thikë zvicerane, i saktë dhe i fortë si një orë, dhe i ëmbël apo i idhët si një çokollatë. Qysh!”.
View this post on Instagram
Ky mesazh plot humor dhe autoironi e tregon qartë karakterin e veçantë të Harunit, i cili di të përçojë batuta të zgjuara dhe për të bërë për vete publikun me energjinë e tij pozitive.
Festivali “Zurich Shqip Up Comedy” këtë vit do të zhvillohet për herë të parë në dy netë, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë humorin e aktorëve të njohur shqiptarë, të cilët do të sjellin në skenë batuta dhe momente komike nga përditshmëria jonë.
Përveç Dario Harunit, festivali do të mirëpresë edhe shumë artistë të tjerë të humorit shqiptar. Biletat për festivalin janë tashmë në shitje, dhe ju mund t’i siguroni ato duke klikuar këtu.
Mos e humbisni mundësinë për të qeshur me aktorët tuaj të preferuar në një event që premton shumë të qeshura dhe argëtim! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me ‘majmun kacavjerrës’

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?