LAJMI I FUNDIT:

Dardanët bëjnë nderime te varri i Fadil Vokrrit

Dardanët bëjnë nderime te varri i Fadil Vokrrit

Tifozët e përfaqësuese së Kosovës, Dardanët, kanë bërë nderime te varri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Para ndeshjes ndërmjet ekipit tonë dhe Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve, mbështetësit e Kosovës e kanë vizituar varrin e presidentit të ndjerë të FFK-së dhe ikonës së futbollit tonë.


Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e Prishtinës që tash bart emrin e legjendës “Fadil Vokrri”.

Përfaqësuesja e Kosovës e nisi me një barazim turneun ndërkombëtar Liga e Kombeve.

Përfaqësuesja jonë luajti pa gola si mysafir i Azerbajxhanit në Baku duke arkëtuar një pikë.

Ndërkaq, në ndeshjen që zhvillohet në kryeqytet do ta kërkojë fitoren me mbështetjen e madhe të tifozëve.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe fillon nga ora 20:45. /Telegrafi/