LAJMI I FUNDIT:

Dardan Sejdiu, propozon pikat se si do të ulej ndotja e ajrit

Dardan Sejdiu, propozon pikat se si do të ulej ndotja e ajrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dardan Sejdiu ka propozuar masa se si do të parandalohej ndotja e ajrit në nivelet që kanë qenë këto ditë.

Ai ka thënë se janë pesë pika me të cilat beson se do të kishim një gjendje shumë më të mirë me cilësinë e ajrit.

“Unë do të propozoj pesë politika konkrete, që së bashku me grupet parlamentare  ta përpilojmë një rezolutë të përbashkët me të gjitha grupet parlamentare”, ka thënë ai.


Sipas tij, me 24 milionë euro shtesë mund të dyfishohej kapaciteti i koogjenerimit, me ç’rast nga 90 mijë përdorues të shërbimeve të Termokosit, do të kishim 180 mijë konsumatorë.

“Diku 90 mijë konsumatorë që e përdornin si lëndë djegëse qymyrin, do të largoheshin nga përdorimi i tij”, ka shtuar Sejdiu.

Propozimi i dytë, është që në komunat më të atakuara nga ndotja e ajrit, si Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, qytetarët të subvencionoheshin, si mënyra më e mirë për ta zëvendësuar qymyrin me lëndë tjera djegëse.

“Këto politika duhet të jenë përjashtuese për ata që kanë mundësi të mira ekonomike, dhe në rast se do të donin ta përdornin qymyrin, do tu caktohej një taksë shtesë”, ka shtuar Sejdiu.

Si pikë tjetër Sejdiu ka propozuar që 28 anëtarët e Bashkimit Evropian, do t’i dhuronin nga 2 autobusë, do të rritej flota e autobusëve në 56, në Komunën e Prishtinës, gjë e cila do të shtonte përdorimin më të madh të transportit publik dhe zvogëlimin e qarkullimit të automjeteve nëpër qytet.

Një pikë tjetër e angazhimit është rritja e numrit të fidaneve të mbjellura, krijimi i pedonaleve, të cilat do të ndihmonin në ruajtjen e ambientit në Prishtinë.

Me pak hulumtim vërehet që në Kosovë ka lokacione në të cilat janë bërë hulumtime, dhe është vërejtur se ha vend për prodhim të energjisë së ripërtërishme. Potenciali për prodhimin e fabrikave nga era është i madh, Sipas ueb faqes të ZRE-së, janë 200 megawat që do të mund të prodhoheshin nga era.

Një element tjetër që do të mund të kontribuonte në filtrimin e ajrit – dhe të bëhej në një kohë të shpejtë – është vendosja e drunjve artificial inteligjentë, që e kanë efektin e 275 drunjve natyral, ide që po zbatohet në shumë kryeqytete evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori