LAJMI I FUNDIT:

DAP: Rritet numri i kompanive që fshehin tatimin

DAP: Rritet numri i kompanive që fshehin tatimin

Obliguesi tatimor i jep konsumatorit llogari fiskale, por nëse ky i fundit nuk e marr, ai më pas duhet ta bëjë të pavlefshme.

Gjatë kontrollit për një muaj, inspektorët e DAP-it shkelje të këtillë, kryesisht më të vogla, kanë konstatuar tek 144 obligues tatimorë. Nga DAP shprehen se, sipas ligjit, për zhbërjen e llogarive nuk ka gjoba, por me kontrolle të shtuara dhe të përforcuara po ndërmerren masa serioze për pengimin e këtij lloji të evazionit fiskal.

“Nuk ka kufi se sa llogari mund t’i zhbëhen një obligues i caktuar, por nëse e shohim qarkullimin e tij ditor, duke shikuar me çfarë merret, duke i shikuar të ardhurat e tij, ndonjëherë është thuajse e pamundur. Ja për shembull, 4127 llogari janë zhbërë për një muaj vetëm në një objekt hotelierik, që nuk ka më shumë se 10 tavolina për ulje”, deklaroi drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska.


Kontrollet e DAP-it tregojnë se 34% e objekteve të kontrolluara kanë pasur parregullsi gjatë punës. Në kontrollet e kryera prej 19 prillit deri më 22 maj, janë vërtetuar parregullsi në 108 nga gjithsej 311 objekte.

Shkeljet më të shpeshta janë mosdhënia e llogarive fiskale, gjegjësisht përdorja e faturave kompjuterike si zëvendësim të llogarive fiskale, mosposedim të arkës rezervë fiskale, qarkullim jo të harmonizuar, gjegjësisht dallim në qarkullimin e gatshëm në arkë dhe qarkullimin e evidentuar përmes sistemit fiskal të pajisjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori