Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) njoftoi se përfunduan kontrollet në terren në “KAM” dhe asnjë market nuk është mbyllur, deri në këtë moment nuk është shqiptuar asgjë gjobë ndaj këtij tatimpaguesi.
“Obligim ligjor i DAP-it është mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe shtetit. Në këtë drejtim, pas raportimit të qytetarëve dhe institucioneve, DAP filloi me kontroll të jashtëm, konform ligjit për inspektimin e gjendjes së mallrave tregtar në depo dhe dyqane, me qëllim të konstatimit të gjendjes aktuale dhe krahasimit me evidencën e kontabilitetin. Me kontrollin fillestar dhe paraprak në terren, inspektorët konstatuan se një pjesë e objekteve të shitjes me pakicë, jo vetëm në marketin e lartpërmendur, por edhe në disa markete të tjera të zinxhirëve të mëdhenj, është llogaritur pesë përqindëshi i TVSH-së për produktet ushqimore bazë”, theksojnë nga DAP.
Një pjesë e marketeve, sipas Drejtorisë, kanë shitur vaj për ushqim, mish viçi të freskët, oriz dhe qumësht me tatimin e llogaritur të vlerës së shtuar që është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë dhe ndryshimet në ligjin për tatimin e vlerës së shtuar.
“Pa përzgjedhje dhe përmes kontrolleve të jashtme të kryera nga inspektorët e DAP-it, të gjithë tatimpaguesit kontrollohen për të gjithë operacionin për periudhën e caktuar, gjegjësisht, kontrollohet shprehja e saktë e të ardhurave dhe shpenzimeve nga funksionimi i tatimpaguesve, të cilët kanë treguar lëshime në lidhje me aplikimin e shkallës tatimore, pra duke ulur TVSH-në nga 5 në 0 për qind. Inspektorët veprojnë sipas denoncimeve të qytetarëve dhe bëjnë inspektim dhe kontroll kudo që tashmë ka pasur indikacione dhe dyshime se ka indikacione për mos respektim të ligjeve në punë”, thonë nga DAP.
Drejtoria paralajmëron se do të vazhdojë me kontrolle të vazhdueshme në terren me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve.
“Qëllimi i kontrolleve nuk është dënimi, por vënia në dukje e të gjithë tatimpaguesve se ligji duhet respektuar. DAP dhe inspektorët nuk e njohin dallimin politik, as fetar e as kombëtar. Kontrollet kryhen ekskluzivisht dhe vetëm për të respektuar ligjet dhe për të mbrojtur standardin e qytetarëve. Drejtoria për të Ardhura Publike përmes instrumenteve dhe kompetencave të saj do të vazhdojë të kontrollojë keqpërdorimet e mundshme nga ana e tatimpaguesve dhe të parandalojë dëmtimin e mundshëm të qytetarëve apo buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, përfundojnë nga DAP./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Toshkovski: Është hapur procedurë hetimore ndaj shtatë zyrtarëve policorë

Ekonomia shqiptare drejt një strukture të re: Prodhimi në rënie, shërbimet në rritje

Policia publikon pamje nga aksioni në veri, ku konfiskuan armë dhe arrestuan 16 persona

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Postimi i Hotit që nxiti reagime, çka po ndodh në LDK?

Nga Sejdiu e Daci te Osmani e Abdixhiku, Tërmkolli tregon si u nda përgjysmë LDK-ja

KQZ pezullon dy parti politike, nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024

Kreu vrasje, dhunime dhe keqtrajtime ndaj civilëve në Kosovë – ngritet aktakuzë ndaj gjakovarit për krime lufte

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin