LAJMI I FUNDIT:

Danimarka, Holanda dhe Irlanda bëjnë thirrje për unitet për dosjen “Brexit”

Danimarka, Holanda dhe Irlanda bëjnë thirrje për unitet për dosjen “Brexit”

Kryeministri holandez, Mark Rutte zhvilloi sot një takim me homologët danezë dhe irlandezë, për të diskutuar rreth interesave të përbashkëta të tre shteteve në planin e negociatave për “Brexit” mes Britanisë së Madhe dhe 27 shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

“Ne dëshirojmë të veprojmë së bashku si të 27-ë”, deklaroi Mark Rutte gjatë një konference shtypi në Hagë, në përfundim të bisedimeve joformale me kryeministrin danez,  Lars Lokke Rasmussen dhe irlandezen Enda Kenny.

“Duhet të kemi një qëndrim të unifikuar me një negociator që do të punojë në emër të të gjithëve ”, shtoi ai.


Të tre kryeministrat u takuan në prag të një samiti të BE-së planifikuar për 29 prill ku pritet të mblidhen liderët e vendeve evropiane pa Britaninë e Madhe, për të përcaktuar qëndrimin e 27-ve në negociatat e “Brexit”.

Holanda, Danimarka dhe Irlanda janë potencialisht në mesin e vendeve që do të jenë më të prekura nga “Brexit”, vuri në dukje Rasmussen.

Në trend Botë

Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori