LAJMI I FUNDIT:

Danimarka dhe Norvegjia rifillojnë me disa udhëtime midis tyre – përjashtohet Suedia

Danimarka dhe Norvegjia rifillojnë me disa udhëtime midis tyre – përjashtohet Suedia

Norvegjia dhe Danimarka do të rifillojnë disa udhëtime midis dy vendeve, raportuan të premten mediat norvegjeze.

Bëhet fjalë për një lloj udhëtimesh që përfshin vendet ose shtetet që kanë treguar një nivel të mirë suksesi në kontrollin e pandemisë së coronavirusit brenda vendit.

Një udhëtim i tillë do t’i lejonte anëtarët e grupit të rindërtojnë lidhjet tregtare me njëri-tjetrin dhe sektorë të fillimit si udhëtimi dhe turizmi.


Por çfarë bie në sy, sipas Reuters, përcjell Telegrafi, është fakti se në këtë “marrëveshje” përjashtohet fqinji skandinav, Suedia.

Kjo siç supozohet po ndodh se në Suedi, numri i infeksioneve me COVID-19 është më i lartë.

Në këtë drejtim, kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe homologia e saj norvegjeze Erna Solberg pritet të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media.

Ndryshe, Suedia është vendi që më së paku ka aplikuar masat kufizuese në krizën e pandemisë së coronavirusit.

Dhe kur po pritet që numri i të vdekurve të shkojë në mbi 4 mijë, strategjia e këtij vendi ka hasur në kritika të shumta.

Aneka Linde, paraardhësja e epidemiologut Anders Tegnell, kishte deklaruar për Observer se në fazën e hershme të epidemisë është dashur të aplikohen masa të rrepta kufizuese, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se na është dashur më shumë kohë të përgatitemi, po të ishim mbyllur më herët, kemi mundur t’i sigurojmë të gjitha gjërat e duhura që janë të nevojshme për të mbrojtur kategoritë më të rrezikuara”, kishte shtuar shtuar Linde. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori