LAJMI I FUNDIT:

Damka dënon sulmin ndaj Konsullatës turke

Damka dënon sulmin ndaj Konsullatës turke

Deputeti i Partisë Turke, Fikrim Damka në një fjalim të mbajtur në Kuvend ka dënuar sulmin në ambasadën turke në Prizren dhe heqjen e flamurit turk më 28 Nëntor.

“Një sulm i papranueshëm dhe një turp i madh. Para drejtësisë të nxirren akterët e këtij grupi. Kërkoj që prokuroria ta hulumtoj rastin me seriozitet. Kosova është shtet multietnik, jo vetëm i një komuniteti. Turqia ka bërë shumë. Flamuri turk i valëvitur në Kosovë simbolizon komunitetin turk. Heqja e flamurit është dhunë e ushtruar ndaj komunitetit turk”, ka thënë Damka.

Sipas tij, ky flamur nuk duhet të nëpërkëmbet, ndërsa ka akuzuar edhe mediat që siç tha Damka pa kurrfarë etike janë duke fryrë një frymë anti-turke në vend.


“Ftoj prokurorinë ta kryej punën e vet në lidhje me lajmet nxitëse. Këto sulme dhe presione nuk po dëmtojnë vetëm relacionet e Kosovës me Turqinë, por dhe në mes komuniteteve”, tha Damka.