Njihni simptomat e alergjisë nga dielli
Shumë njerëz mendojnë se është thjesht një sukrep, por qe kur shfaqet dhe çfarë ndihmon.
Ekzistojnë disa lloje alergjish nga dielli, por njëra ndër më të shpeshtat është e ashtuquajtura “sukrep polimorf i dritës”, të cilën e përbëjnë 70 për qind e të gjitha llojet e sukrepit të lëkurës të shkaktuara nga dielli, theksojnë ekspertët e Harvardit.
Në këtë rast, qelizat imune aktivizohen nga rrezet e diellit, ndërsa fotodermatiti i këtillë mund të shfaqet pas disa orësh apo ditësh pas ekspozimit të fortë në diell, transmeton Telegrafi.
Gjendjet e tjera të cilat konsiderohen alergji nga dielli janë:
▪ urtikaria solare (njolla të kuqe dhe sukrep në formë urtikarie që shfaqen 30 – 120 minuta pas ekspozimit në diell);
▪ prurigo aktinike – sëmundje kronike me kruajtje të forta në lëkurën e ekspozuar të shkaktuar me reaksionin jonormal ndaj dritës së diellit;
▪ reaksioni fotoalergjik – në këtë rast rrezet ultraviolete ndryshojnë strukturën kimike të ilaçeve apo të kozmetikës e cila aplikohet në lëkurë, ndërkaq personi ka reaksion ndaj substancës së re të ndryshuar.
Çfarë duhet të bëni nëse jeni alergjik ndaj diellit?
Siç theksojnë ekspertët, me skuqjen e lehtë polimorfike, simptomat shpesh zhduken pas rreth 10 ditësh. Sidoqoftë, është absolutisht e nevojshme të shmangni ekspozimin ndaj diellit, veçanërisht kur ai është më intensiv (afërsisht nga ora 10 deri në 16 pasdite).
Rekomandohet të vishni veshje që mbrojnë nga rrezatimi UV, si dhe kapele me strehë të gjerë.
Kremrat kundër diellit që mbrojnë nga rrezet UVA dhe UVB duhet të aplikohen çdo ditë në lëkurën e ekspozuar. Një mbrojtje e tillë kërkohet edhe nëse jashtë është me re.
Kremi duhet të aplikohet çdo dy orë dhe rekomandohet të bëhet më shpesh kur notoni ose djersiteni shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn