LAJMI I FUNDIT:

Dallku për rezultatet e Kosovës: Shumë presion nga analistët, por edhe lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjësi pa marr parasysh kush është përzgjedhës

Dallku për rezultatet e Kosovës: Shumë presion nga analistët, por edhe lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjësi pa marr parasysh kush është përzgjedhës

Trajneri i Dukagjinit të Klinës dhe ish përfaqësuesi i Shqipërisë, Armend Dallku, ka folur për mos kualifikimin e Kosovës në Euro 2024, ku ka nxjerrë disa faktorë për mos arritjen e objektivave.

Kosova ka marr vetëm 7 pikë nga 7 ndeshje, me një fitore, katër barazime dhe dy humbje, duke humbur plotësisht gjasat për Euro 2024.

Dallku që ka 64 paraqitje me Shqipërinë dhe një karrierë të madhe në futbollin ukrainas, ka thënë se Kosova është në fillimit e saj dhe se kritikat që vijnë pas çdo dështimi, shpesh janë të pabaza.


Në një intervistë për Telegrafin, Dallku ka thënë se FFK shpesh nuk mund të arrijë të trajneri i duhur edhe shkaku i financave.

“Kosova normalisht nuk e ka marrë maksimumin e asaj që ishin pretendimet, dëshirat e të gjithëve, mirëpo mos të harrojmë se po shoh shumë komentues në thonjëza po themi, që mezi s’po presin të dështojë diçka, apo një hallkë e federatës e ekipit e çdo gjëje që i përket futbollit të Kosovës edhe të fillojë me kritika. Diku kritikat po them janë të pabaza, diku ndoshta edhe me bazë, mirëpo mos të harrojmë se jemi vetëm në fillimin e ndërtimit të një ekipi kombëtar. Nuk dua të bëjë krahasime mes Shqipërisë dhe Kosovës, mirëpo mos të harrojmë se edhe Shqipëria ka kaluar një periudhë shumë të gjatë deri sa ka ardhur te rezultatet, te infrastruktura, te trajneri i duhur. Mos të harrojmë mundësitë që i ka Shqipëria për ta përzgjedhur një trajner të tillë, por përsëri gjithçka nuk varet vetëm nga trajneri”.

Armend Dallku analizon Shqipërinë e Sylvinhos: Grupi është shumë i fortë, por do të veçoja Berishën, Gjimshitin dhe Ramadanin
Lexo po ashtu Armend Dallku analizon Shqipërinë e Sylvinhos: Grupi është shumë i fortë, por do të veçoja Berishën, Gjimshitin dhe Ramadanin

“Kështu që ne shpeshherë po fillojmë me fjalën trajneri, trajneri, mirëpo duhet edhe kushtet ekonomik, të punës, pastaj përzgjedhja e ekipit, trajnerit. Mos të harrojmë që trajnerët ndoshta shpeshherë nuk janë dakord qetë vijnë te Kosova sepse nuk e shohin si alternativë të mirë për vetën dhe për karrierën e tij. Pastaj edhe lojtarët shpeshherë nuk i sheh që iu përgjigjen kërkesave që i kanë. Pra janë një numër i madh problemesh që Kosovës nuk ja japin një mundësi të ketë një trajner të nivelit”, ka thënë fillimisht Dallku për Telegrafin.

Tutje Dallku shtoi se ekipi dhe njerëzit rreth ekipit duhet të përkrahen dhe të mos shikohen vetëm gabimet, ndërsa në fund të bëhen llogaritë dhe të mos përsëriten gabimet që janë bërë në të shkuarën.

“Ne e kemi obligim me mbështet Kosovën, me i mbështet djemtë e ekipit jo vetëm djemtë e ekipit por edhe njerëzit që punojnë rreth ekipit, sepse vetëm në këtë formë mund ta qojmë ekipin përpara, kurse me kritiku nuk do shumë mend, sepse pasi përfundon loja të gjithë bëhemi ekspertë, të gjithë e dimë se kush gaboi, çka gaboi. Mirëpo në qoftë se para ndeshjes i thua dikujt të ulët aty, atëherë po besoj, që shumë kush do ta refuzonte. Kjo pasi është një problem në vete, një problematike që është shumë e komplikuar, pasi ekipi kombëtar  nuk është sikurse ekipet, që ti ke mundësi për tu përmirësuar me vazhdimin e javëve, pasi aty janë ndeshjet e caktuara, ndeshje shumë pak që duhet t’i përgatisësh”.

“Normalisht që neve nuk na vjen mirë për mos kualifikimin e Kosovës, mirëpo po shpresojmë që të nxirret gjithmonë mësim, të nxirret më e mira prej çdo kampanje eliminatore, pra çka është bërë mirë dhe çka është bërë keq dhe në fund të ulen të gjithë njerëzit që kanë qenë përgjegjës edhe të shohin se çfarë është bërë mirë dhe çfarë duhet të përmirësojmë dhe te mos gabohet aty ku është gabuar në të kaluarën”, deklaroi trajneri i njohur.

Në fund ai ka thënë që lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjësi sepse ata dalin në fushë dhe nuk duhet t’i dikutojnë disa nga ekipet që i kishim në grup.

“Kështu që po shpresoj shumë që federata do të lëvizë në këtë drejtim dhe do të bëhet përzgjedhja e njerëzve adekuat që do ta qojnë ekipin përpara. Mirëpo mos të harrojmë se unë jam ithtar që edhe lojtarët duhet të kenë përgjegjësinë mbi vete, sepse tek e fundit lojtarët janë ata që futën në fushë.  Nuk diskutohet çdo kundërshtarë është i ndryshëm, çdo kundërshtarë do qasje ndryshe, mirëpo lojtarët janë akterët kryesorë që brena për brenda fushës duhet të bëjnë diferencën, sidomos kundër ekipeve që i kemi pasur në grup.  Gjithmonë  janë lojtarët që brenda për brenda lojës duhet me bë më të mirën dhe është dashur që kundërshtarët që i kemi pasur në grup të mos diskutoheshin. Kështu që nëse ka një organizim të mirë, në qoftë se ka një grup homogjen, një grup të bashkuar edhe një lidership brenda grupit, atëherë po mendoj ekipi do të ecë me hapa te sigurt përpara”.

“Ne I kemi lojtarët që i kemi nëpër ekipe jashtëzakonisht të mira, mirëpo mendoj që grupi duhet të jetë edhe më i bashkuar, përgjegjësitë të merren më me seriozitet edhe më kurrë të mos vijmë te mossuksesi, sidomos ndaj disa ekipeve që i kishim në grup”, ka përfunduar Dallku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori