LAJMI I FUNDIT:

Dallaveret me prona, lirohet ish-kryetari i Gjykatës Nuhi Uka

Dallaveret me prona, lirohet ish-kryetari i Gjykatës Nuhi Uka

Ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, është liruar nga akuza për krim të organizuar. Ai u shpall i pafajshëm të premten nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Uka që akuzohej nga një trup gjykues i EULEX-it për krim të organizuar dhe mashtrim u lirua nga akuza e parë, ndërsa akuzat tjera iu vjetruan.

Bashkë me Ukën në këtë proces gjyqësor akuzoheshin edhe Sanije Muçolli, avokatja dhe ish-gjyqtarja e gjykatës që drejtohej nga Uka dhe Fehmi Havolli, eksperti i gjeodezisë në Komunën e Prishtinës, shkruan Kallxo.com.


Aktakuza ndaj Muçollit e Havollit u hodh poshtë, ngase veprat për të cilat ngarkoheshin u vjetruan.

Pjesë e gjykimit ishin edhe Kadrie Hashani, Kimete Hashani-Ukaj, Mirafete Hashani-Bislimi, Hilmije Miftari dhe Ibadete Hashani.

Gjykata dënoi me dy vjet burg me kusht për legalizim të përmbajtjes së rreme Kadrie Hashanin dhe Kimete Hashani-Ukajn.

Ato nuk do të shkojnë në vuajtje të dënimit prapa grilave nëse nuk kryejnë ndonjë vepër penale tjetër gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Po për legalizim të përmbajtjes së rreme u dënuan me 1 vit e 10 muaj burg me kusht edhe Mirafete Hashani-Bislimi, Hilmije Miftari dhe Ibadete Hashani.

Edhe këto nëse nuk duan të përfundojnë në burg, duhet të mos kryejnë vepër tjetër penale brenda dy vjetëve.

Të gjithë të pandehurit ngarkoheshin se kanë formuar një grup të organizuar kriminal, secili me rolet e veta specifike, ndërsa Nuhi Uka ka qenë udhëheqës i këtij grupi.

Sipas aktakuzës, më 22 shkurt të vitit 2006 dhe 26 korrik të vitit 2006, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore Nuhi Uka ia ka caktuar lëndën relevante duke shkelur të gjitha parimet ligjore Sanije Muçollit, për t’ia dhënë pronën në mënyrë të kundërligjshme Ajkuna Hashanit, njëkohësisht duke e dëmtuar Komunën e Prishtinës.

Nuhi Uka është edhe njëri nga 52 të hetuarit për keqpërdorim të ish-pronave shoqërore në Çagllavicë e Llapnasellë, bashkë me ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla. /kallxo.com/.

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Policia parandalon një rast të kontrabandës në Han të Elezit - në tri vetura sekuestrohen veshmbathje, bizhuteri, aksesorë, mjete pune dhe artikuj të tjerë

Policia parandalon një rast të kontrabandës në Han të Elezit - në tri vetura sekuestrohen veshmbathje, bizhuteri, aksesorë, mjete pune dhe artikuj të tjerë

Lajme
Kalo në kategori