LAJMI I FUNDIT:

Dalin rezultatet: Shtetasja britanike e shtruar në Klinikën Infektive nuk ka coronavirus

Dalin rezultatet: Shtetasja britanike e shtruar në Klinikën Infektive nuk ka coronavirus
Foto: Arkiv

Pas dyshimit se një shtetase britanike është infektuar me coronavirus, të shtunën ajo është shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.

Por, Lindita Berisha, drejtoreshë në Klinikën Infektive në QKUK, ka njoftuar se, pas analizave të bëra ka rezultuar se ajo nuk është e infektuar me coronavirus.

Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati ka dalë negativ.


Ndërkaq, Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës ka siguruar materialin e nevojshëm laboratorik, me të cilin do të arrinte të diagnostikonte rastet e dyshimta me coronavirus.

Dyshimi për rastin me coronavirus në Kosovë: Pacientja shtetase britanike e shtrirë në Klinikën Infektive - rezultatet dalin pas mesnate
Lexo po ashtu Dyshimi për rastin me coronavirus në Kosovë: Pacientja shtetase britanike e shtrirë në Klinikën Infektive - rezultatet dalin pas mesnate

Materiali, të cilin e ka tani në dispozicion Instituti, mund të diagnostikojë deri në 1000 persona, ndërsa deri në përfundim të javës sasia e materialit diagnostikues do të shtohet.

Deri me tani numri i vdekjeve nga coronavirusi në Kinë është rritur në 805, dhe numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 34.598, sipas të dhënave zyrtare të lëshuara të shtunën.

Shumica e vdekjeve të raportuara rishtas kanë ndodhur në provincën Hubei, zemra e shpërthimit. Dy zona jashtë Hubei tani kanë më shumë se 1.000 raste secila.

Numri i rasteve të reja të konfirmuara në Kinë është stabilizuar gjatë ditëve të fundit, por zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit kanë paralajmëruar të mos i shikojnë  shumë numrat, duke thënë se provinca Wuhan dhe Hubei janë ende në mes të një “shpërthimi shumë të fortë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori