Dalin prapaskenat nga turpërimi i Romës në Firence – Juric u përlesh me yllin e ekipit në zhveshtore dhe e largoi nga loja

Skuadra e Romës ka pasur rezultate katastrofike në Serinë A të Italisë këtë sezon dhe pas debaklit ndaj Fiorentinës në Firence, një skandal i madh doli nga dhoma e zhveshjes.
Siç raporton Corriere dello Sport, trajneri i Romës, Ivan Juric është përplasur fizikisht me Gianluca Mancini, mbrojtësin e skuadrës, në dhomën e zhveshjes në pushim mes pjesëve.
Tashmë në pjesën e parë të ndeshjes Roma pësoi tre gola, Juric ishte dukshëm i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe gjithçka u përshkallëzua në pushim dhe u shndërrua në sherr.
Gjithnjë sipas mediave italiane janë përdorur edhe duart në këtë përplasje mes trajnerit dhe zëvendës kapitenit.
Pas sherrit, Juric vendosi ta lërë Mancinin në pankinë dhe ta nxjerrë jashtë loje, ku u zëvendësua nga Baldanzi.
Mediat italiane shkruajnë se u bë plotësisht e qartë se Juric humbi dhomën e zhveshjes, por kroati gjithsesi arriti të shmangë shkarkimin sipas informacioneve të fundit nga Sky Italia.
Pasi u zëvendësua, Mancini së bashku me Cristanten nuk dolën fare nga dhoma e zhveshjes për ta parë pjesën e dytë nga banka rezervë.
According to Corriere dello Sport, Gianluca Mancini and Roma coach Ivan Juric had a physical altercation during last night’s half-time break.
The Giallorossi defender also joined Paulo Dybala, Lorenzo Pellegrini, and Leandro Paredes, who faced furious fans after their return to…
— Football Italia (@footballitalia) October 28, 2024
Futbollistët e Romës si kapiteni Lorenzo Pellegrini zëvendës kapiteni Gianluca Mancini, por edhe dy argjentinasit Paulo Dybala dhe Leandro Paredes kanë pasur një diskutim me tifozët me të mbërritur në Romë, duke iu premtuar se gjërat do të përmirësohen.
Juric i ka shpëtuar largimit, por ndeshja e së enjtes ndaj Torinos është vendimtare për të ardhmen e tij, pasi nëse nuk arrin fitore atëherë ekziston mundësia që në bankën e Romës të rikthehet Daniele De Rossi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dueli për finale: Interi dhe Milani startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Nga Gjilani në majat e futbollit: Rrëfimi emocional i Shaqirit për jetën, suksesin dhe identitetin

Formacionet zyrtare, Prishtina – Drita: Thaqi i kujdesshëm, Ramadani për rikthim

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Ikona amerikane e boksit rikthehet në ring në moshën 58-vjeçare, shkakton shqetësim te fansat

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medaljen e artë në Podgoricë

Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e "mallkimit të Aaron Ramsey"

Nga Franca vjen lajmi bombë për të ardhmen e Edon Zhegrovës: PSG futet në garë për shërbimet e yllit të Lille

Figo zbulon favoritin e Ligës së Kampionëve dhe cilën skuadër do të mbështesë mes Interit dhe Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë