Dalin pamjet e vendosjes së tritolit në biznesin dhe makinën e policit në Shkodër

Kanë dalë pamjet e personit që vendosi një sasi eksplozivi në biznesin dhe makinën e efektivit Ndrek Rrasa në fshatin Grudë e Re në Shkodër.
Videoja është shkëputur nga kamerat e sigurisë në zonë dhe tregon një person të maskuar me parukë që ndez lëndën shpërthyese.
Më pas, autori është larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira në zonë.
Fatmirësisht, nga shpërthimi në biznesin dhe makinën e Ndrek Rrasës nuk pati persona të lënduar. /Dosja.al/
Nga
Telegrafi
20/05/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































