Shqiptarët Franc Malo alias Pelado dhe Gentjan Meta alias El Barbas morën vëmendjen e të gjithëve në Peru, që nga policia, e deri tek njerëzit e thjeshtë për shkak të mënyrës inteligjente që zgjodhën që të trafikonin rreth 2.2 tonë kokainë drejt Europës.
Rrugën se si autoritetet kuptuan planin e shqiptarëve e kanë publikuar mediat peruane. Madje janë bërë publike momente nga përgjimet ndaj shqiptarëve dhe personave që ata kanë bashkëpunuar.
Malo dhe Meta kanë qenë të dy nën përgjim 24 orë në 7 ditë të javës. Me video janë regjistruar që nga momenti i hyrjes së tyre në një prej hoteleve më të mira të Trujillo-s dhe deri tek takimet e tyre me eksponentë të krimit në Peru. Qëllimi i shqiptarëve ishin që të siguronin infrastrukturën financiare dhe logjistike për të bërë të mundur trafikun e drogës.
Siç shkruajnë mediat, ata kanë bashkëpunuar me Ronny Silva Leon, një 35-vjeçar nga Peruja, i arrestuar gjatë operacionit policor, dhe Ismael Jimenez Manrique, pronar i një kompanie që merret me eksporte në Europë. Secili prej tyre kishte rol në operacionin e drogës. Silva siguroi transformimin e kokainës në asparag, ndërsa Jimenez do të merrej me pjesën e dokumentacionit të eksportimit të sasisë së drogës të fshehur në asparag.
Malo dhe Meta kanë qenë gjatë gjithë kohës të survejuar. Siç duket nga pamjet e bëra publike në mediat peruane, Meta është pothuajse gjatë gjithë kohës në celular ndërsa në një moment të caktuar dyshon se mund të përgjohet dhe tregohet i kujdesshëm.
Shqiptarët u përgjuan dhe survejuan deri në pikën që u vendos nga autoritetet ndërhyrja. Aksioni i policisë u quajt “Bitcoin”, për shkak edhe të mënyrës se si shqiptarët do t’i merrnin paratë nëpërmjet kriptovalutave. 7 persona ranë në pranga gjithsej. Dy shqiptarët dhe biznesmeni Jimenez arritën që të arratiseshin. Autoritetet peruane vlerësuan se derisa kokaina të mbërrinte në Europë çmimi do të shkonte deri në 100 mijë Dollarë për kilogramë, çka tregon fitimet marramendëse të grupit kriminal.
Destinacioni ishte porti i Roterdamit në Holandë dhe më pas do të shpërndahej në vendet e ulëta.
Vëmendjen e mediave nga Peruja, Malo dhe Meta e morën nga “nami” në Ekuador. Sipas analistëve, kjo është arsyeja pse bandat shqiptare po shikojnë Perunë si një territor ku mund të trafikojnë kokainë. Po ashtu edhe mënyra si tentuan trafikun e drogës, duke e shkrirë në kanaçet e asparagut dhe duke e bërë të lëngshëm.
Në fakt kokaina e lëngshme është shndërruar gjatë viteve të fundit në një metodë gjithnjë e më popullore për trafikimin e kësaj droge. Ajo u raportua për herë të parë në vitin 2011 kur autoritetet kapën 13 kilogramë në Santa Cruz, në kufirin me Brazilin dhe Paraguain. Megjithatë, besohet se kjo teknikë kishte disa kohë që përdorej në Kolumbi pa u zbuluar.
Prodhimi i kokainës së lëngshme përfshin tretjen e kokainës në ujë, tretës ose produkte të tjera që përmbajnë përbërje kimike si manitoli, glukoza, celuloza ose laktoza. Më pas vendoset brenda produkteve si shishet e shampove ose fshihet mes melasës së kallam sheqerit, duke e bërë më të lehtë trafikimin e tyre në kontejnerë, apo nga trafikantët.
Kokaina e lëngshme është shumë më e vështirë për t’u zbuluar se kokaina pluhur për shkak të këtyre metodave pasi ajo tretet në substanca që mbulojnë erën e saj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova