LAJMI I FUNDIT:

Dalin detaje të reja për efektivin e forcave speciale RENEA të arrestuar në Tiranë me 113 mijë euro me vete

Dalin detaje të reja për efektivin e forcave speciale RENEA të arrestuar në Tiranë me 113 mijë euro me vete

Efektivi i forcave speciale RENEA në Shqipëri, Altin Morina u arrestua mesditën e djeshme në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë, pasi u kap në automjet me 113 mijë euro, 290 mijë lekë dhe 80 paund.

Dyshohet se Morina është i lidhur me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan, raporton ABC news.

Gjithashtu, ka dyshime të forta se efektivi ka lidhej me grupin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.


Tetë ditë më parë, Morina është parë në praninë e një të afërmi të Ervis Martinajt ku dyshohet se e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Kush është Altin Morina?

Altin Morina ka nisur punën në polici në vitin 2006 në komisariatin nr 3, në sektorin e krimeve. Në 2010, ai ka kaluar te kontrolli i brendshëm dhe më pas tek RENEA.

Në vitin 2015, Morina ka qenë edhe tek Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Po në 2015-ën, punonte si bodigard në një lokal nate. Në atë kohë është përjashtuar nga policia, pasi gjatë kohës që ndodhej në lokal është përfshirë në një konflikt dhe nuk iu bind kolegëve të policisë për tu shoqëruar. Me vendim gjykate, ai u rikthye në polici brenda vitit 2015.

Morina ka punuar edhe në Drejtorinë e Antiterrorit në 2019, ndërsa në 2021 ka qenë shef komisariati në Mallakastër.

Së fundmi, në vitin 2022 kaloi si shef stërvitje në RENEA. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori