LAJMI I FUNDIT:

Daja: Prodhuam lojë gjatë gjithë ndeshjes, futbollistët kanë fituar eksperiencë

Daja: Prodhuam lojë gjatë gjithë ndeshjes, futbollistët kanë fituar eksperiencë

Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës, teksa ka mposhtur Sivassporin me rezultat 3-4.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga skuadra kosovare që ka krijuar raste pa fund dhe sikur mos t’i shpërdoronte të gjitha mundësitë e ofruara do të siguronte fitoren edhe më herët.

Armend Thaqi, Arbër Potoku, Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi ishin autorët e golave për kampionin në fuqi të Kosovës në këtë sfidë ndaj Sivassporit.


Pas ndeshjes trajneri Ilir Daja ka thënë se kanë gjetur forcë për të reaguar përkundër barazimit në minutat e fundit të vendasve.

“Futbollistët e Ballkanit ja dedikojnë gjithë Kosovës dhe ngritjes së futbollit në Kosovë këtë fitore. Këta djem kanë personalitet, karakter. Me gjithë se kishim gjithë ato mungesa, lojtarët që u futën e vazhduan atë përpjekje që bënë lojtarët e formacionit. Të mungoi kapiteni, Gripshi, Astrit Thaqi, Bekteshi dhe Leo Abazinuk është e lehtë, por i përballuam”, ka theksuar Daja.

Tutje trajneri shqiptar tha se futbollistët kanë fituar eksperiencë, derisa ka kërkuar përkrahje nga e gjithë Kosova.

“Ajo që do të veçoja është që kemi prodhuar lojë dhe kemi pasur shumë situata para portës. Nëse do ishim më cinik do ta mbyllnim ndeshjen më herët. Lojtarët kanë fituar përvojë në një nivel tjetër”.

“Ekipet janë të forta dhe kanë përvojë. Kur ke besim te vetja dhe djemtë tanë kanë besim te vetja dhe respektin ndaj vetes atëherë kjo gjë është shumë e mirë. Karakterin sportiv këta djem e kanë në nivelin optimal”, ka shtuar trajneri që ka kthyer Ballkanin në forcë të futbollit kosovar dhe jo vetëm.

Ballkani ka katër pikë tani në grup sa Sivasspori dhe Slavia Pragës, derisa ndeshjen e ardhshme e luan në Prishtinë përballë ekipit turk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori