LAJMI I FUNDIT:

Daja i lumtur me tre pikët e fituara në Podujevë

Daja i lumtur me tre pikët e fituara në Podujevë
Foto nga arkivi

Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Llapi me rezultat 0-3, në ndeshjen e mbetur nga xhiro e shtatë në Albi Mall Superligë.

Suharekasit triumfuan falë një loje shumë më të mirë se kundërshtari dhe tani ndodhen vetëm një pikë mbrapa liderit Dritës.

Pas ndeshjes trajneri iIlir Daja e ka cilësuar si të vështirë duelin me Llapin, por fitore të merituar falë paraqitjes së mirë të futbollistëve të tij.


“Duke filluar që nga ndeshja me Gjilanin, Trepçën dhe Llapin, kemi tre udhëtime. Kemi marrë shtatë pikë nga tre ndeshje jashtë dhe nuk është keq. Rikthehemi te fitorja pas një barazimi me Trepçën ’89 dhe jam i lumtur”.

“Gjithmonë me Llapin është vështirë, pasi edhe Llapi përkundër se ku ndodhet në tabelë është një ekip shumë i mirë. Na kanë mposhtur edhe ne edhe Dritën dhe gjithmonë ndaj tyre është e vështirë”.

“Kemi shfrytëzuar rastin që kemi pasur, ishim gjithmonë në ekuilibër dhe kjo për meritë të futbollistëve që janë në formë pa u ndalur që nga 5 korriku kur kemi filluar me ndeshje”.

“Jemi në rrugën e duhur deri në këtë gjysmë të sezonit. Çfarëdo të ndodhë në ndeshjen e fundit prapë duhet të jemi të kënaqur se kemi bërë eksperiencë më të madhe me ndeshjet në Evropë dhe në Kampionat, edhe pse Ballkani futet në çdo ndeshje për fitore”, u shpreh Daja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori