Ditën e djeshme (e martë) gastronomët kanë protestuar para Qeverisë me moton “Me një vaksinë nuk çel pranvera”.

E pranishme në këtë protestë ka qenë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila njëherësh ka ndarë disa postime në InstaStory.


Ajo po ashtu ishte e shoqëruar nga ekipi i saj, Moneyz.

Screenshot 3 30 Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

“Çelna derën”, ka shkruar ajo.

Përveç Zeqirit, në protestë nuk është parë ndonjë artist tjetër i estradës shqiptare.

Screenshot 4 22 Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Protesta ndërkaq u organizua nga kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili po kërkon lirimin e masave dhe hapjen e klubeve e ahengjeve të ndryshme muzikore.

Sido që të jetë, lidhur me çështjen akoma nuk është marrë një vendim nga Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/