Dafina Zeqiri befason me një tjetër dhuratë luksoze partnerin, teksa shkëmbejnë puthje të zjarrtë me njëri-tjetrin

Ata janë një nga çiftet më të dashura e më të pëlqyera për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri dhe partnerin e saj, i cili tashmë njihet si DJ Geek.
Ky i fundit ditën e djeshme (10 shtator) festoi ditëlindjen, ndërkohë që nuk munguan urime, dedikime e befasi të shumta nga njerëzit e afërm e miqtë.

Me këtë rast një dhuratë e veçantë nuk kishte se si të mungonte nga artistja e famshme, duke qenë se gëzojnë një lidhje bashkë prej shumë vitesh.
Në një video të shpërndarë me fansat në InstaStory, shihet teksa krijuesja e hitit “Dhimbje” ia vë në qafë një zinxhir ari.

Në bazë të pamjeve, ky zinxhir duket të ketë një vlerë të madhe e kosto shumë të lartë.
“Të dua o shpirt”, ka shkruar Geek.

Krahas jetës së përditshme, çifti bashkëpunojnë edhe në projekte muzikore e janë bashkë nëpër koncerte. /Telegrafi/


















































