LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Guinea-Bissau tërhoqi vendimin për njohjen e Kosovës

Daçiq: Guinea-Bissau tërhoqi vendimin për njohjen e Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, thotë se Guinea-Bissau  sot ka anuluar zyrtarisht letrën e njohjes së Kosovës të vitit 2011.

“Kryeministri i Guinea-Bissau më njoftoi sot për këtë gjë”, tha Daçiqi për Tanjug, përcjell Telegrafi.

Sipas Daçiqit, ky vend sot i ka dërguar Kosovës një notë për njoftimin e tërheqjes së njohjes.


Kryeministri i këtij vendi, Umaru Sissoko Embalo, i cili është në detyrë nga nëntori i vitit 2016, katër ditë më parë në Beograd tha se vendi i tij nuk e ka njohur Kosovën, dhe se ai “nuk ka parë ndonjë letër për njohjen e Kosovës”.

Sipas Tanjugut, mediat kosovare publikuan në të njëjtën kohë një faksimile të një note verbale e Guinea-Bissau për njohjen e Kosovës, e cila ishte nënshkruar në vitin 2011 presidenti i atëhershëm i shtetit tashmë i ndjerë, si dhe një fotografi të zëvendësministres së atëhershme të Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku duke marrë notën  e njohjes. /Telegrafi/