Dacia Sandero shpallet vetura më e mirë e vitit

Pavarësisht modës për vetura të mëdha apo SUV, veturat e vogla tradicionale ende mbesin ndër më të popullarizuarat në rrugë.
E një veturë e tillë që dallohet nga të gjitha, duket të jetë Dacia Sandero, e cila veçse është e njohur edhe në vendin tonë. Kjo veturë, së fundmi edhe është shpallur vetura më e mirë e vitit në përgjithësi, por edhe e ka marrë çmimin si vetura e vogël më e mirë e vitit.
Vlen të ceket se modeli i fundit i Dacia Sandero vjen shumë i rehatshëm për ta vozitur, ka hapësirë më të madhe dhe shquhet për enterierin e eksterierin elegant.
Në mesin e shumë gjërave tjera, modeli i fundit i Sanderos ofron edhe TouchScreen, cruise control, hapje pa çelës, sensorë të parkingu dhe kamerë parkingu.
Nga
Telegrafi
11/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































