• Dacia, vetura e parë që foli shqip
  • Impakt i jashtëzakonshëm, erdhi me veçori në dizajn dhe teknologji
  • Dacia është bindshëm brendi më i shitur në Kosovë
  • Modelet e famshme që krijuan dominimin janë Sandero, Duster, Stepway etj.
  • Oferta e re, shumë atraktikve.

Viti 2018 ka qenë pa dyshim viti i brendit të veturave Dacia, që me veturat e reja, i ka kontribuar pozitivisht komunikacionit në vendin tonë.


Dacia Duster01

E gjithë kjo falë Auto Mitas, distributorit të autorizuar të Dacias, që ka sjellë modelet e rejë të këtij brendi në vendin tonë.

Fillimisht ishin modelet udhëheqëse në kategoritë e tyre si Dacia Sandero, Stepway dhe Duster, ato që garantuan dominimin e Dacias në tregun kosovar.

Dacia Duster07

Madje, Dacia fitoi lidershipin në tregun kosovar për herë të parë në histori.

Risia më e madhe ishte te modeli më i ri i modelit Duster nga Dacia, një model që solli teknologji të avancuar në një veturë me dizajn frymëzues.

Dacia Duster05

Veçantia më e madhe ishte pa dyshim veçoria që kjo veturë flet shqip, me menunë që është në dispozicion e tëra në gjuhën shqipe.

Dacia Duster u bë vetura e re më e dashur dhe më e preferuar nga kosovarët, e një prej arsyeve ishte fakti se kjo veturë flet shqip.

Dacia Duster03

Ky dominim i Dacias si vetura më e shitur në vend pritet të vazhdojë, me modelet që janë prezente në shoëroomin e Auto Mitas për t’u shikuar dhe testuar.

Konfirmojmë se kohë më parë Auto Mita konfirmoi ribrendimin dhe një ridisenjim të shoëroomit i cili gjendet në rrugën magjistrale, Prishtinë – Ferizaj. /Telegrafi/