LAJMI I FUNDIT:

Dacia 1300 apo BMW 335d xDrive?

Dacia 1300 apo BMW 335d xDrive?

Një prej simboleve të “Luftës së Ftohtë” padyshim se është Dacia 1300, që ishte bazuar në teknologjinë e Renault 12 dhe kishte për qëllim motorizimin e Rumanisë, por kjo Dacia 1300 ka disa modifikime krahasuar me versionin serik që del nga shiriti prodhues i fabrikës.

Bëhet fjalë për modelin e përgatitur për gara, që nën kapak ka motorin 1.8 turbo-benzinë që prodhon plotë 500 kuaj-fuqi, e fuqia motorike bartet në të katër rrotat (4×4), transmeton Telegrafi.

Kundërshtar i denjë i Dacias në një garë ishte BMW 335d xDrive F31, që gjithashtu është modifikuar nga VPP Team dhe prodhon 312 kuaj-fuqi.


Kujtojmë që bëhet fjalë për motorin që fuqinë e bartë në të katër rrotat, dhe ka një ndërrues automatike prej tetë shpejtësive që shpejtësinë nga 0-100 e arrin për 4.8 sekonda.

Më poshtë ju sjellim garën mes gjigantit gjerman dhe Dacias, se kush ka fituar në këtë betejë mund ta ndiqni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/