Ani pse e konsideron veprim të mirë formimin e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Daci thotë që në pamje optike ky dialogim nuk është i pëlqyeshëm dhe duket sikur në “kohën e fiseve”.
Sipas tij, e meta më e madhe në ketë proces është mungesa e LDK-së në dialog.
Në një intervistë për KosovaPress, akademik Daci flet edhe për idenë e korrigjimit të kufijve, që sipas tij, tani duhet të shfrytëzohet momentumi për t’ia bashkuar Kosovës Luginën, në të kundërtën, mund të mos ketë më një shansë të dytë.
Si fenomen, formimin e ekipit negociator për bisedime me Serbinë, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, Nexhat Daci e vlerëson pozitivisht. Por jo edhe në dukje. Ai thotë se për çështje të tilla, numri i pjesëmarrësve duhet studiuar mirë.
“Bindja ime e thellë është që procesi si tentim ka filluar mirë, me një ekip, por mendoj që në pamje optike nuk është i pëlqyeshëm ky dialogim. Duket sikur që jemi në kohën e fiseve. Në konferencat shkencore dhe të paqes. Politike gjithmonë numri është i studiuar shumë mirë dhe do të thoja që është krejtësisht e panevojshme me një numër aq të madh. E di që qëllimet kanë qenë të mira që të përfaqësohen të gjitha partitë politike, por ndonjëherë shteti është mbi partitë politike dhe interesi për shtetin duhet të jetë po ashtu mbi partitë politike”, thotë ai.
Por a pajtohet Nexhat Daci, dikur pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me mospërfshirjen e kësaj partie në dialogun me Serbinë? “Në asnjë formë jo”.
Daci sugjeron LDK-në të jetë pjesë e grupit për dialog.
Madje, sipas Dacit, LDK do të duhej edhe t’i printe një procesi të tillë.
“E meta më e madhe e procesit në këtë fazë është mungesa e LDK-së që është paarsye ekzistenciale e LDK-së si partia më e vjetër, si partia më e madhe. Gjithmonë LDK ka qenë prijëse e proceseve në shtet-ndërtim. Mos të harrojmë se edhe në Rambuje, në Paris, LDK ka shkuar me njerëzit më të fuqishëm, me presidentin Rugova dhe akademik Fehmi Agani dhe nuk kanë qenë kryesorët, nuk e kanë bojkotuar. Nuk është në natyrën e filozofisë politike rugovizmit, me bojkotu diçka, por me qenë në prirje të proceseve dhe me dhënë kontributin e vet. Sugjerimi im do të ishte, edhe pse është vonë për gjithçka, LDK do të duhej të ishte në atë grup dhe për shkak të përvojës dhe traditës që ka, ndoshta edhe t’i printe atij procesi”, thotë ai.
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve.
Sipas tij, është keqkuptuar në tërësi, meqë nuk mund të ketë shkëmbim territoriesh.
Por, Daci thotë se një ditë duhet edhe gjeografikisht të vendosen vijat me Serbinë.
Ai thotë se Lugina duhet t’i bashkohet Kosovës dhe kjo është një mundësi tani, që mund të mos jetë më vonë.
“Preferoj të jem i bindur që të tre këta persona janë të vetëdijshëm për momentin historik, dhe a do të ketë edhe një shansë ndonjëherë, nuk e besoj. E kuptoj që për herë të parë në historinë shqiptare, Kosova e fiton një momentum që një pjesë e territoreve të grabitura nga pushtuesit, t’i kthehet shtratit amë. E them vetëm si një mendim timin në bazë të përvojës që e kam pasur si kryetar parlamenti, si njohës i rrethanave, tani edhe si kryetar i akademisë, i cili nuk ka asnjë aspiratë për diçka tjetër, pos me qenë në rolin e këshilldhënies nëse kërkohet nga akademia. Bindja ime e thellë është, o tani, o do të jetë gjithmonë me telashe, që unë them, tumor kanceroz do të ketë në hartën e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, thotë ai.
Këto thotë ai, janë mendime të akademisë dhe protagonistët në proceset e shtetësisë së Kosovës, i pranojnë ose jo./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker