LAJMI I FUNDIT:

Cvetanov: Ka ndërruar jetë edhe njëri nga të akuzuarit në rastin “Syri i gjarprit”

Cvetanov: Ka ndërruar jetë edhe njëri nga të akuzuarit në rastin “Syri i gjarprit”

Vane Cvetanov, kryetar i shoqatës qytetare “Zelena Llupa” në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe njëri nga të akuzuarit në rastin “Syri i gjarprit” (për keqpërdorimet me pikat pagesore”, i katërti në 12 viteve të kaluara sa zgjat procesi gjyqësor për këtë rast.

“Duke e pritur drejtësinë e premtuar, ka ndërruar jetë edhe njëri nga luftëtarët tanë. Zvonko Bojarovski nga Tetova, i paraburgosur, dënuar dhe psikikisht i maltretuar në rastin ‘Syri i gjarprit’. Ky rast është bazuar në analizat në vitin 2007, ndërsa licenca nga personi kompetent për analiza (hetime) është marrë në vitin 2010. Që do të thotë se në mënyrë joprofesionale dhe joligjore është bërë analiza. Rasti ‘Syri i gjarprit’ akoma endet nëpër gjykata, tashmë 12 vjet, ndërsa Zvonko është viktima e katërt e këtij rasti”, ka shkruar Cvetanov, i cili gjithashtu është i akuzuar në rastin “Spiuni”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati Zvonko Davidoviq, më herët në një intervistë për 1TV në kontekst të shtyrjes së proceseve, i përmendi rastet “Syri i gjarprit”, “Likuidimi” dhe “Spiuni”, shtyhen nëpër labirintet gjyqësore pa mos mbajtur askush përgjegjësi.


“‘Syri i gjarprit’ zgjat me vite. Mendoj se 10. Mund ta mendoni si është ndjenja që në çdo ftesë të paraqiteni në gjykatë dhe çdo vit të keni peshë. Disa nga lëndët akoma nuk kanë filluar. Për ‘Spiuni’ dhe ‘Likuidimi’ që është lëndë më e re, ka pasur dyshime për ndershmëri, drejtësi dhe mënyrën e sjelljes së gjykatave. Për fat të keq rezultate nuk kemi”, ka thënë Davidoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike

Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike

Lajme
Kalo në kategori