LAJMI I FUNDIT:

Curri thotë se me meritë morën tre pikët në Skenderaj

Curri thotë se me meritë morën tre pikët në Skenderaj

Prishtina është rikthyer te fitoret në kampionat pas dy barazimeve e një disfate.

Kryeqytetasit kanë triumfuar në udhëtim te Drenica me rezultat minimal 0-1 falë golit të shënuar nga qendërmbrojtësit Bujar Pllana.

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka thënë se e arritën fitoren që ishte synimi kryesor, teksa shtoi se morën tre pikët me meritë.


“Të them të drejtën e kemi përgatitur mirë ndeshjen. Historikisht ndaj Drenicës kemi pasur probleme. Kemi pasur përballje të forta”.

“Por sot e kemi respektuar maksimalisht, sikur të ishte ndeshje ndaj skuadrës së Dritës apo Ballkanit që luftojnë për titull kampioni”.

Prishtina merr fitore të madhe në udhëtim te Drenica
Lexo po ashtu Prishtina merr fitore të madhe në udhëtim te Drenica

“Kemi pasur orar të ngjeshur me shumë ndeshje dhe ka qenë lodhje për futbollistët. Atë që e deshëm, e arritëm”.

“Epilogu final ishte fitorja me meritë dhe këto tre pikë na ndihmojnë që të jemi më të qetë”, është shprehur Curri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori