“Mbasi nuk po punoni kurgja, ecni kapak se bahni kabëz tu nejt në kafe, natë e ditë”, përsëriste nëna plakë, kur shihte si e kalojnë kohën të bijtë e saj pa punuar asgjë.
“Kur erdh Austria, pat marr moti thatë fort, dhe ka ba vaki kemi hangër edhe lena të lisave. I blujshim lenat dhe i perzishim me pak mill, por mujshe me u ba kabëz dhe e shiheshe kjametin me dalë jashtë. Tash këta të rinjtë tanë, të parën fjalë e kanë: du me dal jashtë. Ani le të dalin jashtë se janë ba kabëz, tu nejt”, ia nis me mahi therrëse, rrëfimin mixha Dan.
Kishte mixha Dan edhe tetë djem. Kur i thoshin sa djem i ke, ai përgjigjej: “I kam nja shtatë a tetë”.
Mixha Dan, pse nuk thua ose shtatë ose tetë? “Po bre mixhë, tetë janë, por njanin nuk e njehi si asht. Ai rrinë gjithë ditën me telefon në dorë. Sa për punë, shtatë nuk i baj hesap hiq. Veç ky i madhi ka mësue me punue me mue, se prej këtyne tjerëve hajr nuk kam pa kurrë”.
“Kur u rriten, djemtë nuk ishin në punë shtetit. Atëherë u kanë ma zi se sot. Asnjani nuk pat mësue në shkollë. Titosku dikur e hapi rrugën për Gjermani. Djali i madh shkoi në Gjermani dhe atje punoi deri doli në pension. Tash asht ksajde. Po ban vaki, ka ni herë nuk vjen dy vjet. Iu tek edhe dy djemve tjerë me shkue. Thojshin me dal jashtë. Ni here, menova mos janë ba kabez, e u thash: ani shkoni t’u doktorri, ja hani speca djegs. Ata u nervozuen! As nuk folshin.
E pashë ni ditë se nuk janë te shpija. E dita se e kanë therrë pelen. Diqysh ishin kanë hi në punë atje. Kallxojke ky djali jem i madhi, se ai gjermani i shtin me punue si duhet, jo me ba hajgare si tu na. Merre me mend, kur djali i katërt shkoi në Zvicër, e kishin shti me punue në një katar (fermë) të thive. Po iu qitke me hanger dhe po i krehke thitë gjithë ditën. Boll jam konë merzitë. Thojsha me veti: ky mizevir, lopt e veta nuk i ka kqyr as me sy, e tash i kreh thitë e gjermanit. Ishin mësue me u que heret nga gjumi. Këtu, pasha mixhen, vec unë e plaka u qojshum në sabah heret, se këta kurrë nuk janë que para sahatit 12. Thmija e këtij djalit të madh dinë shqip kapak. I ka pa, e i ka ngu plaku. I shoh se si dahen prej thmive të kojshive e fasin nermjet veti gjermanisht.
Këta dy, qi shkuen mas të madhit, kisha qef me i martue me shqiptare. Njanit minxi ia theva menen dhe e martova ketu, ndersa ky tjetri e kish marrë ni maxharricë. Atje kish gra të tana feve, më kanë thanë. Ni herë, kur erdhen këta dy në shpi, njani ni herë mi dha do pare, kurse ai tjetri veç rrike mazun.
E veta kit tjetrin çka ka djali?
E more babë, ai nuk e ka asni mark në xhep, se po shkon gjithë natën atje, e din ti, ato klubet e natës çka janë. Krejt rrogën e harxhon për dy tri netë
Prej tina, mo nuk pres kurgja.
Merre me men, na në katun, mixhes, e kemi VC-në larg shpisë. Kur e pashë ni ditë, po hip në limuzinë me shkue deri në VC. Telefonin me veti. Beso, e nisha tu folë, me atë far dreq telefoni edhe në VC.
Nuk fola hiq. Nuk ma mori mendja me i thanë diçka, dhe veç kam gjimue fort, sa gati jam metë pa frymë. T’isha kanë pak ma i ri, e di si kisha folë. Tash po thonë, nuk ban as me iu folë, e as me i çortue hiq.
Besa për ni shuplakë vjen KFOR-i dhe na ban telashe”.
Me këtë hallën si po kalon mixha Dan?
“He-he, mirë! Ni ditë, po me thotë: more plak, qysh na gratë nuk kemi ditë kurrë me lypë me kanë të barabarta me burra. Ani, i thash: lype edhe tash barazinë e ta jep plaku. Ngjiti kuajt dhe shko në mal. Mos e harro sakicen. Merre shatin e shko prashitë në arë e shko kosit. Po, nuk ia mur menja hiq.
Tash nuk po ban za. I ka pa këto të rejat që nuk po ua don zemra punën hiq.
Pas lufte, tre djem shkuan në shehër. Ni herë paten punë. Nuk u ankojshin. Tash po ni se janë e dalë jashtë.
Shtatë thmi i kanë keta dy. Krejt hisja e tokës së tyne asht batall. Arat janë mbush therra.
Unë po tham, pernime mixhes, kështu nuk shkon. Këta djemt e mi, si shkun ne sheher, kanë punue, po nuk e kane rujt paren hiq. Gjithë ditë tu punue, në aksham i fshishin gratë perpara e drejtë në kafehane. Thojshin po dalim pak në kafe. Gjith natën në kafe e hotele, e tani mule me punue ditën. S’di vallahi! Ka niherë i nisha tu folë, kogja dofarë rrogash i marrshin, por kurrë nuk iu dilshin deri në fund të mujit. Limuzinë, telefon, televizor, nxemje qendrore, natë për natë në hotel nuk ma marrke menja si mun qinrojnë kshtu.
Kta qi janë shkue për Maxharri, si kishin mrri atje, e kishin thirrë kit vellaun e madh se ishin met pa pare. Ecë e mos plas bre mixhë. A kanë krye kta? Të dy këta kanë pasë rroga kogja të mira për kushtet tona. Por kur të vret zoti, të vret pernime.
Bre mixhë, në kohë të Austrisë, unë ky plaku, kam pas thye gurë tri vjet dhe i mora do pare kogja. E shita edhe do drith e i bleva kuajt dhe punojsha me ta.
Tu ni gjithcka, edhe halla jeme ma nuk po flet. Veç ngon e gjimonë
Edhe me i kthye prej Maxharrije nuk gzohna hiq, se çka bajshin ata, mi pas rrogën e Xhorxh Bushit nuk iu del. Njani prej qityne që kanë ikë ne Maxharri, ka pasë ble gjyp, rrafsh sa ni autobus. Krejt ajo drampë veç per nji njeri, mixhes, kjo spo me pelqen hiq.
Na ishim edhe kallabllak dikur, 26 anëtar të familjes. Mbajsha kuaj, lopë e dele, më se paku 50 pula. Kurrë nuk kem pasë nevojë me ble as bukë, as pasul, as kumpira, as lakna, as mish as vo, as tamël, as pemë. Tana i kemi pasë tonat. Buke taze gjithmonë nga gruni jonë. Beso, dikur u forcuem tu punue dhe kur kishim tamël ma shumë edhe bukën e gatujshim me tamël. Për dimën prejshim ni lopë a ni ka dhe e tershim mishin.
Ikën djemt të gjithë, u martun me gra të huja, tu iu lakmu do panlakave. Veç ky i madhi asht këtu edhe puntë mirë i ka. Hisja e ketyne tjereve krejt asht batall. Shumica e pemve janë tha pa i kqyr kerkush. Unë, mixhës, këtu jam dhe nuk po u besoj syve si asht ba llugë ara me e mire që e kishim dikur. Kjo arë, nuk na ka lanë pa bukë asnjeherë.
Nuk duan këto gratë e reja me pa as lopë, as dhi, as pulë, as gjel para dere. Po i ngojnë gratë. Zoti hajr e baftë. Ni ditë me kallxojshin si u ba avokate gruaja e njanit djalë. Nuk besova. Ajo nuk e ka pas krye as shkollën fillore, e tash me u ba avokate! Kjo nuk po me hin në kry! Djemt me thanë, more babë, atje në Prishtinë, i jep pak pare dhe e blenë nifarë dipllame, dhe ma askush nuk të vetë a din a nuk din. Plako, tash asht tjetër kohë. Nuk ka nevojë me mësue hiq. Veç i lanë paret, e dipllama hazer.
Um shkojke menja ka nihere, si jam shkue poshtë, si nuk e kam ble ni dipllamë edhe unë plaku, e isha ba far kryetari, a far drejtori, po nuk mu hiqshin met prej cungave, qi I kam nxjerr kur hini partizani.
Thojshin përpara, pa mësue fort në shkollë, nuk ban. E kam pas nisë pak shkollën, në kohë të kralit, po nuk me ka shkue hiq. Bile, i kam pas pa këta dy djemt e nermjem, si nuk mësojshim e i pata shti me punue në shpi, në arë, në mal e në mulli. Ata për shkollë nuk janë kanë. Kur ni ditë njani po më thotë: O babë a pi sheh këtë letër?! I thash po! Kjo asht dipllamë, dhe me ta jam ba profesor. Po mirë, i thash, a din naj sen, a vec me letër qashtu. Nuk ka nevoje me ditë, prej djehit me kanë ba kryetar komune. Nuk u gezova hiq, se e disha qi ai as emnin e vete nuk din me shkrue e mu ba kryetar komune, kjo nuk um hin në kry hiq. Merre me mend, mixhes, djemt e mi, harruan qysh duket shati për dy ditë.
Mbasi shkuan gati tanë djemt, do jashtë, do në sheher, unë si plak, nuk po kam qare pa punue hala. Po e mbaj ni lopë dhe nja dhjetë pula me hallën, derisa të na majnë kamtë. Me hanger kemi tana, por merzia kapak po na munon. Nuk po muj me e marr me mend se si i pata rritë shtatë-tetë djem, dhe veq për njanin e kam ditë qi nuk asht as mashkull as femer, se për këta të tjerët, kisha ba be, qi nuk kan me pas problem kurrë.
Gjithë ma bajshin: ti babë je mësue me hjekë, me nxjerr cunga, me thy gur, me marue shpija e na nuk mujmë me hjekë gjithë jetën, si ti. Dojmë me ba sefa.
Kurrë nuk e harrojë, e pata rreh njanin djalë me hu gardhi, vec si ma ka kthye fjalën ni herë. Edhe gruaja mu pat idhnue, për çata, por kurrë pishman nuk i kam ra. Merrne me men, bash qyky qi e kam rreh, u ba ma i miri. I ka punët ma se miri. Po punon në Francë. E ka gruen në punë. Thmija iu kane rritë, vec nuk po e dinë asnje fjalë shqip. Kur janë kanë verës, veç i nisha kah bajnë: la-la, o la-la. Po, nashta, masi ky djali qi e kam pas tranue me hu gardhi, kish pas mledhë men pak.
Thojsha me veti, sikur nuk I rreha me vakt tanë me rend, se ketë të voglin, si nuk e din kush a asht djalë a çikë, e kam ditë se nuk ka gja prej tij”.
P.S. Mixha Dan nuk e njeh lekturën!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale