Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka qenë i shtruar në spital prej disa ditësh meqë po përballet me një problem shëndetësor.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ai tregon se bëri një intervenim në zemër.


I njëjti publikoi në llogarinë e tij në Facebook një fotografi ku shfaqet i shtrirë në Klinikën e Kardiologjisë, që besohet të jetë realizuar pas ndërhyrjes.

Postimi i plotë i Lajçit (pa ndërhyrje):

“S'u jetueka me zor Unë vetëm rrugët ua shkela ato ku shkelet ju e ata nji stol n'tri kambë nji pemë me mbështetë kurrizin e kërkova nji hije ku mrizuet ju e ata që ikën kur na vranë asnji gurë s'e mora asnji dru s'e theva asnji pemë s'e vjela as hithat si kosita të shtegu i kalbun lulet i lashë rrugicës ku belbëzova si çunak ika pa m'njoftë se dashni s'deshtët nga gurra ime kangën e pata për vete zanin për juve Unë i shkela rrugët tueja s'i mora aty i keni ku i la Esadi, Dini, Aliu, Shkreli lavroni me vargjet e tyne mbase edhe me t'miat pak e mbjellni dashni për zemrat e thyeme se s'u jetueka mezor! P.S E dini çka m’tha doktori, kur dola nga salla e operacionit? Paske m’ua shkrumua jetën politikanve me këta damar zemre! Kardiologji, 2022”. /Telegrafi/

298025636 1253118778792900 1627467490348216258 n Foto: Screenshot/Facebook