LAJMI I FUNDIT:

Çulev: Policia do të bëjë kontroll që nga sot për orën policore

Çulev: Policia do të bëjë kontroll që nga sot për orën policore

“Në seancën që u zhvillua dje, qeveria vendosi, duke filluar nga sot, të kufizojë lëvizjen e qytetarëve. Vendimi është marrë me propozim të Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë. Ky vendim ndalon lëvizjen e qytetarëve nga 21:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Kjo do të vlejë për çdo ditë derisa të merret një vendim tjetër i Qeverisë. Ky vendim i Qeverisë ka për qëllim kryesisht mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, dhe më pas parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të coronavirusit “, tha Ministri i Brendshëm Naqe Çulev.

Çulev tha se kjo ndalesë përjashton vetëm ata që kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor, kushte të rrezikshme për jetën dhe njerëzit që kanë nevojë për dializë, ekskluzivisht në prani të deri në 2 persona. Nëse një automjet i tillë ndalet nga punonjësit e policisë, arsyetimi për daljen jashtë dhe transportimin e tij në një institucion shëndetësor do të kontrollohet më tej. Ky vendim kufizon edhe numrin e farmacive që punojnë me orar shtesë, ashtu edhe institucionet e përcaktuara që do të funksionojnë në periudhën kufizuese.

Kompanive të taksive u kërkohet të punojnë me një numër të kufizuar automjetesh, ndërsa nga objektet industriale kërkohet që të rregullojnë orarin e tyre të punës sipas ndalimit të lëvizjes.


“Dua të theksoj edhe një herë se këto vendime janë marrë me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve të vendit tonë dhe për shkak se masat e miratuara më parë nuk ishin respektuar plotësisht nga një numër i qytetarëve. Prandaj ishte e nevojshme të futen këto masa më shtrënguese. Unë u bëj thirrje qytetarëve që të përmbushin detyrimet e tyre në përputhje me rekomandimet e dhëna, në përputhje me udhëzimet e mjekëve dhe sa herë që ata dalin të përdorin maska mbrojtëse dhe doreza dhe të shmangin kontaktet e ngushta me persona të tjerë”, tha Çulev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Lajçakut për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Lajme
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Kalo në kategori