Hayley Hume shoferja shtatshkurtër drejton një kamion 4.2 metra, 44 tonësh me 16 rrota, dhe afër këtij automjeti ajo duket edhe më e vogël.

Britanikja 40-vjeçare me një gjatësi 1.45 metra, transporton rërë dhe zhavorr nga guroret për te zonat e ndërtimit, transmeton Telegrafi.


Asaj i duhet të vesh rroba për 10-vjeçarët.

kamion

“Unë jam aq e vogël sa të gjithë janë të shokuar kur shohin një grua të vogël që zbret nga një kamion. Marrë vështrime të shumta, por thjesht qesh”.

Hume e cila vjen nga qyteti Derbys i Anglisë thotë se i pëlqen të vozisë kamion pasi i duket sikurse të ishte në kështjellën e saj të vogël.

she

“Pas aksidentit 15 vite më parë, unë nuk vozisja në autostradë për shumë vite. “Duart e mia do të bëheshin të ngathëta kur kaloja kamionë. Pastaj një mik më ftoi të ndihmoja diçka në kamion dhe pastaj më pëlqeu shumë”.

woman 1

Rekordet Guinness tani po përpiqen ta konfirmojnë nëse ajo është shoferja më e vogël që drejton një kamion. /Telegrafi/