LAJMI I FUNDIT:

CS:GO vazhdon të thyejë rekorde pak para fillimit të Majorit të fundit

CS:GO vazhdon të thyejë rekorde pak para fillimit të Majorit të fundit

Një rekord i ri i lojtarëve të njëkohshëm në video-lojën e CS:GO është vendosur pak para fillim të Majorit të fundit në Paris.

Gjatë gjithë vitit 2023, CS:GO ka vazhduar me organizime të ndryshme, ndërsa vazhdon të tejkalojë rekordet e lojtarëve herë pas here.

Para këtij viti, kulmi i mëparshëm i lojtarëve të njëkohshëm ishte vendosur menjëherë pas goditjes së pandemisë COVID-19 në prill 2020, kur pak më shumë se 1.3 milion lojtarë ishin në lojë në të njëjtën kohë.


Në shkurt 2023, u vendos një rekord i ri me mbi 1.35 milionë lojtarë të njëkohshëm dhe ky numër ka vazhduar të rritet.

Në mars, CS:GO arriti shifrën 1.5 milion për herë të parë dhe në prill theu gjithashtu rekordin mesatar të lojtarëve nga tre vjet më parë, duke tejkaluar pragun e 900.000, shkruan HLTV.

Ndërsa më 6 maj, para Majorit të fundit në CS:GO në Paris është vendosur një rekord i ri astronomik.

Ky numër tani është në 1.802,853 lojtarë të njëkohshëm sipas Steamcharts, gati 300.000 më shumë nga rekordi i mëparshëm i marsit.

Mbetet të shihet a do të thyhet ky rekord përsëri gjatë Majorit në Paris, pasi këtë verë do të lansohet versioni i ri i lojës – Counter Strike 2. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori