Në disa rrugë të Fushë Kosovës këtë të shtunë janë shkaktuar kolona të gjata të automjeteve, pasi mungesa e energjisë elektrike ka bërë që semaforët të dalin jashtë funksionit.

Kjo ka bërë që të ketë tollovi nëpër rrugë, përkundër faktit se aty u panë edhe zyrtarët policorë të cilët kishin dalë për ta rregulluar komunikacionin.


Kolona më të gjata të veturave u panë në rrugën kryesore që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën.

Telegrafi ka siguruar pamje nga rrugët e bllokuara, të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/

314326278 1135158293772851 513770873373762583 n

314545531 508439341187919 4505881017527130975 n