Ylli i Al Nassr Cristiano Ronaldo shënoi dy gola për ta ndihmuar Al Nassr t’i arkëtojë pikët e plota ndaj Al Najma.

Al Nassr ishte duke barazuar me rezultat 2-2 me vendin e fundit të tabelës, pastaj në skenë doli portugezi që shënoi dy herë për t’ia arkëtuar pikët e plota.


Fillimisht, fitoi një penallti të cilën e konkretizoi për mrekulli për t’a përmbysur epërsinë (56’).

Pastaj, përfitoi nga një asistim i Boushal për ta vulosur fitoren me një super goditje (73’).

Al Nassr kësisoj vazhdon si lider në Ligën Saudite me 70 pikë, gjashtë mbi Al Hilalin, derisa Ronaldo është golashënuesi i tretë më i mirë me 23 gola./Telegrafi/

telegrafi sport app