Site icon Telegrafi

Cristiano dhe Georgina shijojnë plazhin e Abu-Dhabit në ditën e dytë të Bajramit

Futbollisti i njohur portugez, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, po shijojnë pushimet e tyre në njërin prej plazheve në Abu-Dhabi.

Ishte modelja Rodriguez e cila publikoi një mori fotografish në llogarinë e saj në Instagram, që tregonte pak nga pushimi i tyre në plazh.

Në njërën prej fotografive që publikoi ajo ishte edhe ajo e Ronaldos, i cili po shijonte një vakt të freskët.

Foto: Georgina Rodriguez / Instagram

Si duket dyshja kanë marrë disa ditë pushim, për t’u çlodhur nga aktivitetet e tyre të përditshme.

Vlen të ceket, se çifti u shpërngulën për të jetuar në Arabinë Saudite së bashku me fëmijët e tyre, pas transferimit të Ronaldos tek ekipi Al-Nassr. /Telegrafi/

Foto: Cristiano Ronaldo / Instagram

Exit mobile version