Lionel Messi i vetëm nuk mund ta fitojë Kampionatin Botëror.

Kështu mendon ish-sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, Hernan Crespo.


42-vjeçari ka folur pas ndeshjes së Kombëtares së tij përballë Islandës, ku argjentinasit u ndalën në barazim 1-1.

Ish-anëtari i disa skuadrave të mëdha evropiane si Milan, Inter, Lazio e Chelsea ka thënë se Messi i vetëm nuk mund ta fitojë Botërorin.

“Messi e kishte notën pesë dhe nëse do të shënonte nga penalltia do ta kishte gjashtë. Patjetër që prej tij pritet më shumë”, tha Crespo.

GettyImages 98935041 (Getty Images)

“Leo nuk është Maradona, i vetëm nuk mund ta fitojë Kampionatin Botëror, këtë gjë duhet ta kuptojnë njëherë e mirë të gjithë argjentinasit”, ka thënë Crespo.

Crespo ka thënë se Messi nuk u ndihmua fare nga pjesa tjetër e skuadrës.

“Ai është fenomen nëse i ka kushtet e duhura si te Barcelona, në të kundërtën edhe ai vuan”.

GettyImages 71218540 (Getty Images)

“Kush e ndihmoi atë kundër Islandës? Mesfushorët nuk e mbështetën aspak Messin, ndërsa Di Maria nuk e kaloi asnjëherë kundërshtarin. Mos prisni që vetëm Messi mund ta fitoj botërorin”, përfundoi Crespo.

Argjentina barazoi me Islandën 1-1, ku golin e vetëm për argjentinasit e shënoi Sergio Aguero. /Telegrafi/

GettyImages 121319485 (Getty Images)

telegrafi sport app